Vdekja e foshnjes nga i ftohti, qeveria hesht. Detyrohet Totozani: Ngrini vendstrehime

Vdekja tragjike e një foshnjeje vetëm 1-muajshe nga të ftohtit e dhjetorit, në krahët e nënës së vet të pastrehë – po ashtu të mitur e jetime, ka nxitur Avokatin e Popullit Igli Totozani t’u nisë një rekomandim kryebashkiakëve: Përgatisni vendstrehime për grupet në nevojë emergjente. Rekomandimi ka ardhur pasi asnjë institucion shtetëror apo politikan nuk reagoi për këtë vdekje të tmerrshme me vuajtje, por as për të marrë nën kujdes nënën e foshnjes, një 18-vjeçare.

sava sinaniRekomandimi konsiston në marrjen e masave organizative për përgatitjen e vend-strehimeve apo vend-qëndrimeve provizore për grupe në nevojë emergjente, që kërkojnë ndihmë nga organet e pushtetit vendor, me qëllim parandalimin e situatave që mund të rrezikojnë jetën apo shëndetin e tyre.

Aktualisht, megjithëse ka një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore që rregullon këtë objektivë sociale, sot realitetit tregon se strehimi mbetet një nga çështjet më të mprehta sociale për shkak se zbatimi i ligjit dhe përfitimi nga kjo e drejtë, ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë edhe me mundësitë e përfitimeve konkrete të shtetasve dhe që lidhet me kapacitete financiare që kanë në dispozicion njësitë e qeverisjes vendore për aplikimin e programeve të tilla.

E drejta për strehim është pjesë integrale e të drejtave ekonomike, sociale, dhe kulturore brenda instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, në një pozitë të ngjashme me të drejtat civile dhe politike.

Komiteti i OKB-së për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe të drejtat kulturore dhe Komitetit Evropian për të Drejtat Sociale (CSR) kanë sqaruar përmbajtjet, standardet dhe detyrimet në kuadër të së drejtës të strehim. Çdo mospërmbushje e këtyre detyrimeve për strehim do të konsiderohet si dhunim i të drejtave të njeriut,” ka theksuar Totozani.

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë