Vdekja e gruas së portierit Alban Hoxha, ja vendimi që mori sot gjykata!

alban-hoxhaGjykata e Tiranës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me nga 400 mijë lekë gjobë secilin mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të cilët u akuzuan për mjekim të pakujdesshëm me pasojë vdekjen e Dorina Hakës, ish-bashkëshortes së futbollistit të Partizanit, Alban Hoxha.

Mjekët Elona Burba (reanimatore) dhe gjinekologu Petrit Rexhepi u shpallën fajtorë për mjekim të pakujdesshëm para dhe pas operacionit për lindje. E ndjera Haka humbi jetën dy javë pas operacionit për sjelljen në jetë të fëmijës së parë.

Ky vendim ka lënë të pakënaqur sa i takon masës së dënimit familjarë të së ndjerës, të cilët të irrituar e kanë cilësuar si tallje vendimin e gjykatës, ndërsa e ëma e së ndjerës ka shpërthyer në vaj pasi mësoi masën e dënimit për dy mjekët.

Ky vendim pritet të apelohet nga prokuroria, e cila në konkluzionet e saj kishte kërkuar dënimin e mjekëve Elona Burba dhe Petrit Rexhepi me nga 5 vite burgim dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar profesionin për 5 vite të tjera./TCH

Postime të ngjashme

Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin