Vdekja e papritur e foshnjave, cilat janë shkaqet?

Aurora Bajraktari

Aurora Bajraktari

Vdekjet e papritura të foshnjave janë të njohura ndër vite. Për këto lloj vdekjesh edhe sot e kësaj dite është e vështirë që të jepet një përgjigje e saktë. Megjithatë, ka disa këshilla që mund të merren parasysh dhe veprime që duhen shmangur për të bërë gjithçka të mundshme që një gjë e tillë të mos ndodhë. Infermierja Aurora Bajraktari jep më poshtë një listë në të cilën shpjegon ç’mund të bëhet dhe ç’nuk duhet bërë për të ulur sa më shumë rrezikun e sindromit të vdekjes së papritur të foshnjës apo siç njihet SIDS.

Çfarë është SIDS?

Përcaktohet si vdekja e foshnjave nga 0-1 vjeç, e cila mbetet e pashpjeguar edhe pas hetimeve, që përfshin një autopsi komplete, ekzaminimin e skenës ku ka ndodhur vdekja dhe rishikimin e historive familjare klinike.

SIDS-i mund të ndodhë dhe te fëmijë mbi një vjeç, por numri më i madh i SIDS-it ndodh në 2-4 muajt e parë të jetës.

SIDS është:

-Shkaktari kryesor i vdekjeve të foshnjave nga 0 -1 vjeç me numrin më të madh të rasteve nga 2-4 muaj.

-Një çrregullim i heshtur dhe i menjëhershëm që mund të ndodhë dhe te fëmijët e shëndetshëm.

-Një vdekje që shpesh shoqërohet me gjumin dhe pa shenja domethënëse të vuajtjes.

-Përcaktohet pas një autopsie dhe studimit të skenës së vdekjes dhe pas rishikimit të historisë familjare, të cilat nuk na japin ndonjë shkaktar tjetër të vdekjes.

beba 1SIDS nuk është:

-Nuk mund të jetë e parandalueshme, por rreziku mund të reduktohet.

-Nuk është e njëjtë me asfiksinë.

-Nuk shkaktohet nga të vjellat dhe/ose mbytja.

-Nuk shkaktohet nga difteria, pertusis, vaksina e tetanozit apo nga imunizues të tjerë.

-Nuk është ngjitëse

-Nuk vjen si rezultat i abuzimit me fëmijën apo neglizhencës

-Shkaktari i çdo vdekjeje të papritur.

(Artikullin e plotë e gjeni në numrin 1 shkurt 2014 të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet