Vdes njeriu më i moshuar në botë, jetoi një shekull e gjysmë

Personi, që pretendohet se ishte qenia njerëzore më e vjetër në botë, është ndarë nga jeta në moshën 146-vjeçare.

Sipas dokumenteve të tij, shtetasi indonezian Sodimedjo, i njohur edhe si Mbah Ghoto, ose gjyshi Ghoto, ka lindur në dhjetor të vitit 1870. Ai ka qenë 43 vjeç në fillimin e Luftës së Parë Botërore dhe 70 vjeç gjatë Luftës së Dytë.

Duhanpirës i rregullt, ai u ka mbijetuar 4 grave, ndërsa vdiq këtë javë në fshatin e tij në pjesën qendrore të ishullit Java, pasi ishte shtruar në spital më 12 prill për gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ai kishte këmbëngulur të kthehej në shtëpi, për të qenë me familjen në këto ditë të fundit. Nipi i tij i ka rrëfyer BBC-së se, kur ishte kthyer, ai kishte filluar të hante gjithnjë e më pak deri sa ndërroi jetë.

Mbah Ghoto nuk njihet zyrtarisht si qenia më e moshuar që ka jetuar, pasi Indonezia ka filluar të regjistrojë lindjet në vitin 1900. Sidoqoftë, zyrtarët thonë se dokumentet e tij, me datën e lindjes në to janë të vlefshme.

Mbah Ghoto u varros të hënën në një varrezë lokale, në një vend të cilin vet ai e kishte blerë disa vite para se të vdiste. Ish-fermer dhe ish-peshkatar, Mbah Ghoto tha vitin e kaluar se kishte jetuar një jetë të gjatë, sepse njerëzit që e donin ishin kujdesur për të.

Ai ishte një hero lokal dhe tregonte histori të jetuara nën kolonialistët japonezë dhe holandezë. Ai la pas 5 fëmijë, 12 nipa, 17 stërnipa dhe dy stër-stërnipa.

Postime të ngjashme

Pesë ankesa çojnë në KPP tenderat e lavanderive të spitaleve me fond mbi 6.1 milionë euro
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Ministrja Sala prezanton shërbime të reja për të moshuarit, ndërsa Kujdesi Shëndetësor në Banesë vazhdon të mbetet pa financim të qëndrueshëm