Venat varikoze të gjymtyrëve të poshtme, shenjat klinike dhe komplikacionet

Elida Mici, kirurge flebologe

Venat varikoze janë zgjerime të qëndrueshme të venave sipërfaqësore të gjymtyrëve të poshtme, të shoqëruara nga dëmtimi i valvulave dhe rikthimi i gjakut venoz.varice

Shkaku i vërtetë i kësaj patologjie nuk është identifikuar ende, por publikime të shumta tregojnë që radikalet e lira ose të paktën prania e tepërt e tyre luan një rol të rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjes së venave, duke dëmtuar strukturën e paretit venoz.

Kjo shpjegon rolin e substancave antioksiduese, si flavonoidet dhe vitaminat E dhe  C në përmirësimin e klinikës së kësaj sëmundje.

Shenjat klinike të venave varikoze

Prania e venave të zgjeruara në gjymtyrët e poshtme jep dhimbje, lodhje të këmbëve, mpirje, mizerime, këmbë të rënda, sidomos gjatë qëndrimeve të gjata në këmbë pa lëvizur ose ulur për një kohë të gjatë, gjatë periudhës premenstruale tek gratë, në periudhën e nxehtë, gjatë ngritjes së peshave të rënda, temperaturë lokale, kruarje mbi zonën e varikozuar etj.

Komplikacionet

Ndër komplikacionet më të shpeshta është tromboflebiti i venave varikoze. Ky është një inflamacion që manifestohet me skuqje, dhimbje, fortësim i variçeve dhe temperature lokale. Shpesh ky komplikacion kalon pa probleme sigurisht duke u mjekuar dhe ndjekur nga mjeku.

Tek persona të veçantë që kanë të modifikuar faktorët e koagulimit, tromboflebiti mund të kalojë në venat e thella, sëmundje kjo serioze që duhet të trajtohet nga mjekët specialistë për një periudhë të gjatë.

Komplikacione të lehta janë: ruptura e venave ose hemorragjia nga bulat varikoze. Këto janë alarmante për të sëmurin, por mjekohen me lehtësi./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Pulsimi i veshëve – Përse ndodh dhe si ta largoni
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?