Përshtati në shqip: Blertina Koka
Pavarësisht numrit të madh të produkteve për kujdesin ndaj lëkurës, duhet ta pranojmë se puçrrat nuk mund të zhduken plotësisht me një trajtim të vetëm – pavarësisht sa reklamë mund t’i bëhet një produkti të caktuar. Megjithatë, ne gjithmonë ua atribuojmë formimin e akneve mbylljes së poreve ose çrregullimeve hormonale, pa e menduar dy herë. Puçrrat apo aknet në pjesë të caktuara në trup mund të jenë shenjë e një problemi shëndetësor dhe mund të hiqen vetëm pasi të jeni shëruar. Mijëra vite më parë, mjekësia e vjetër kishte si praktikë diagnostikimin e sëmundjeve nëpërmjet hartës së akneve në fytyrë. Ehe pse teknikat e kësaj metode anë evoluar me kalimin e viteve, baza mbetet e njëjtë: aknet në pjesë të ndryshme të trupit mund të paralajmërojnë për probleme të ndryshme shëndetësore.
Shfletoni galerinë
Ballë
Problemet me sistemin tretës dhe stresi janë ndër shkaktarët kryesorë të formimit të puçrrave në ballë. Për të nxjerrë jashtë toksinat nga trupi dhe lehtësuar tretjen, zëvendësoni pijet shumë të përpunuara dhe me kafeinë me një shishe ujë.
Fjetja të paktën 7 orë në natë, konsumimi sa më shumë i ujit dhe i një diete të balancuar mund të ndihmojnë në largimin e puçrrave në ballë.



