Vera po vjen… Ja si ta hiqni celulitin me këto ushtrime që mund t’i bëni në shtëpi

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

98% e femrave kanë celulit në bark ose/dhe kofshë dhe vithe. Kjo përqindje është me të vërtetë shumë e lartë, por disa prej tyre e kanë të padukshëm celulitin dhe disa e kanë në formë gungash, që do të thotë e kënë në një fazë shumë të avancuar. Tani që stina e verës po vjen, celuliti nuk është aspak estetik.

Përveç një diete të shëndetshme, konsumimit të ujit dhe lëngjeve natyrale, ju duhet të bëni patjetër dhe aktivitet fizik apo ushtrime specifike që ndihmojnë në reduktimin e celulitit.

Për të bërë këto ushtrime ju duhet një clilindër sfungjeri i fortë (që zakonisht përdoret në palestra, por mund ta bleni dhe ta mbani në shtëpi)

u1

Uluni në dysheme dhe vendoseni cilindrin në pjesën e poshtme të vitheve. Vendosini duart në dysheme që të krijoni ekuilibër dhe mbajini të hapura sa gjerësia e shpatullave. Shtyjeni trupin nga lart poshtë që cilindri të kapë zonën e vitheve deri tek pulpat e këmbëve. Përsëriteni ushtrimin 10 herë. Ky ushtrim është specifik për celulitin në pjesën e pasme të kofshëve.

u2

Uluni në anën e djathtë dhe këmbën poshtë cilindrit mbajeni drejt ndërsa të sipërmen të përthyer si në figurë. Me ndihmën e duarve lëvizeni cilindrin nga lart poshtë në mënyrë që të ushtrohet presion në të gjithë zonën e kofshës. Ky ushtrim heq celulitin në pjesën anësore të kofshëve. Përsëriteni ushtrimin nga 10 herë për secilën këmbë.

u3

Ky ushtrim është specifik për celulitin në zonën e vitheve. Vendosini duart mbrapa për ekulibër dhe përthyeni këmbët. Kthejini këmbët me cilindër nga e majta në të djathtë. Përsëriteni ushtrimin 10 herë.

Në mënyrë që të shihni rezultate të kënaqshme ju duhet t’i bëni këto ushtrime çdo ditë. Sigurisht që duhet të ushqeheni shëndetshëm dhe duhet të pini shumë ujë.

Burimi: Woman Daily Magazine

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë