Veshkat çojnë në hipertension arterial

Nga mjeku Alketa Koroshi

Hipertensioni arterial është një nga shkaqet e rëndësishme që çojnë në insuficiencë renale (të veshkave). Por nga ana tjetër, edhe veshkat kur sëmuren, çojnë në hipertension arterial. Në këto raste, zakonisht pamundësia e veshkave për të nxjerrë ujin dhe kripën bëjnë që ato të mbahen me tepricë në organizëm e të Zemra dhe veshkatrritet tensioni arterial. Veç asaj, kur fillojnë të humbasin progresivisht qelizat renale, ndodh një mbiprodhim i reninës që është një substrat që rrit tensionin arterial. Mjekimi dhe kontrolli  i hipertensionit në pacientët me insuficiencë renale është thelbësor, sepse përndryshe ai (tensioni i lartë) e përshpejton dëmtimin e veshkës.

Më tej, hipertensioni dëmton paretet e brendshme të enëve të gjakut dhe ndihmon në formimin e depozitave yndyrore (atherosklerozës ) brenda enëve të gjakut. Disa preparate që jepen për të ulur tensionin e lartë ndihmojnë në ngadalësimin e progresionit të insuficiencës renale.

Sot preparatet  më të  preferuara që jo vetëm ulin tensionin arterial, por edhe vonojnë progresionin e sëmundjes renale janë ato të grupit të ACE-Inhibitoreve (kaptopril, enalapril etj.) si edhe grupi i ARB (losartan, valsartan etj.).

Si rregull këto duhen kombinuar me shkarkues për të evituar e lehtësuar hipervoleminë (lasiks, spironolakton, hydroklorthiazid etj.). Duke qenë që në këta të sëmurë sistemi nervor simpatik ka një rol me rëndësi në shkaktimin e mbajtjen të ngritur të tensionit arterial, mirë është të jepen edhe preparate që qetësojnë këtë sistem si beta bllokuesit e alfa bllokuesit (atenolol, metoprolol, karvedilol etj.)

Në të sëmurët me veshka, kur janë në stade të përparuara të sëmundjes, bëhet e domosdoshme futja e të sëmurëve në dializë kronike. Por para se të futet i sëmuri në dializë duhet të krijohet një fistolë arterio-venoze në parakrah që është një komunikim ndërmjet arteries e venës, gjë që lejon të ketë akses të mirë vaskular për të qarkulluar gjakun me fluks të madh në aparatin e dializës dhe kësisoj dializa të jetë më efikase.

Por fistola e vështirëson punën e zemrës, sepse krijon qark të shkurtër dhe së bashku me hipervoleminë,  aneminë dhe hipertensionin arterial e vënë në sforcim zemrën duke krijuar prirje për insuficiencë kardiake.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?