Veshkat dhe uji, ç’duhet të dini

A e dini se veshkat tona:

  • Prodhojnë urinën
  • Largojnë mbeturinat dhe lëngjet e tepërta nga gjaku
  • Kontrollojnë ekuilibrin kimik të trupit
  • Ndihmojnë në kontrollin e presionit të gjakut
  • Ndihmojnë në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut

veshkatVeshkat, këto lojtare të sistemit urinar, janë filtra inteligjente që eliminojnë mbetjet nga gjaku, të cilat bëhen toksike nëse do të grumbullohen në trup.

Uji dhe veshkat veprojnë në simbiozë: uji lejon veshkat të hollojnë mbetjet për t`i eliminuar në formën e urinës.

Veshkat rregullojnë sasinë e ujit të nevojshëm në trup, balancën e hyrjeve dhe daljeve të ujit.

Veshkat janë atje për të filtruar ujin dhe rithithur. Çdo minutë, 600 ml ujë arrijnë në veshka dhe 20% filtrohet. 99% e këtij filtrati riabsorbohet, dhe 1% që mbetet korrespondon me sasinë e urinës në 24 orë ose 1.5 deri 2 litra urinë.

Pra, roli i veshkave është hollimi i urinës dhe gjendjes së hidratimit. Kur ju pini shumë ujë, veshkat hollojnë urinën dhe anasjelltas.

sportPirja e ujit në sasi të mjaftueshme lejon hollimin e urinës, për të shmangur rrezikun e formimit të gurëve urinarë dhe / ose infeksioneve të traktit urinar. Është e këshillueshme të pihet çdo ditë një litër e gjysmë deri në dy litra ujë për një të rritur të shëndetshëm. Marrja e përditshme ideale duhet të sigurohet 1,5 litër nga lëngjet, 0,6 litra nga ushqimi dhe 0,4 litër nga uji i oksiduar nga dekompozimi i ushqimit. Kjo është për një person me funksion renal normal, i cili mund të eliminojë çdo ditë 1,5 litra urinë, 0,8 litra përmes djersës dhe frymëmarrjes, dhe 0,2 litra nëpërmjet feçeve.

Mos harroni të pini ujë mjaftueshëm për të mbrojtur veshkat tuaja, të paktën 1-1,5 litra ujë në ditë dhe mos harroni të kontrolloni rregullisht funksionimin e duhur të veshkat tuaja./ISHP

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi