Vetëhelmohet studentja! Dëshmitarja: “Mund të kishte shpëtuar nëse ambulanca do kishte ardhur më shpejt’

Një 21-vjeçare nga Fieri i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike pasditen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, kur studentja e Ekonomikut me iniciale A.D ka humbur jetën duke pirë fotoksinë.qytet-studenti

Sipas asaj që një dëshmitare ka treguar për “Jeta Osh Qef”, vajza mund të kishte shpëtuar nëse ambulanca do kishte ardhur më shpejt. Madje sipas saj, më shpejt mbërritën prindërit e vajzës nga Fieri sesa makina e ambulancës.

Në momentin kur dy prindërit kanë ardhur, ata e kanë pyetur 21-vjeçaren se përse e kreu këtë akt, madje në ditën kur motra e saj kishte ditëlindjen. Vajza fillimisht është nxjerrë nga godina me makinën e prindërve, por më pas është zbritur për t’u transportuar në ambulancë. Megjithatë tashmë ishte tepër vonë, pasi ajo kishte humbur jetën.

“Ndërkohë që po e hipnin në ambulancë, tashmë pa ndjenja vajzën, doktoresha i bërtiste shoferit “Ku ishe?  Sa herë t’i kam rënë telefonit?”, – tregon dëshmitarja okulare për Jetaoshqef.

Më poshtë gjeni rrëfimin e plotë të saj.

deshmi

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni