Çaji jeshil mund të ndihmojë duke filluar nga kanceri e deri te forcimi i imunitetit. Çaji i gjelbër ka një mori antioksidues të ndryshëm kështu që kur ta pini do të përfitoni nga dobitë e ndryshme shëndetësore për të cilat do të flasim më poshtë.
1. Çaji jeshil zvogëlon rrezikun e kancerit. Deri më tani janë bërë studime të ndryshme në cajin jeshil dhe kancer dhe është vërtetuar se EGCG që gjendet në çajin jeshil rregullon dhe stopon zhvillimin e kancerit duke vrarë qelizat që zhvillojnë kancerin. Të pish vetëm dy gota në ditë të këtij çaji jeshil të mrekullueshëm ju do të zvogëloni rrezikun e kancerit të mushkërive për 18%.
2. Çaji jeshil lehtëson dhembjet nga artriti reumatoid. Nëse ke vuajtur nga artriti reumatoid për disa vite dhe je ballafaquar me dhembjet atëherë çaji jeshil mund të ndihmoj të lehtësosh dhembjet. Prapë ECEG mbron të gjitha dëmtimet e kërçit dhe zvogëlon të gjitha enjtjet e shkaktuara nga ky çrregullim. Kjo është një nga dobitë shëndetësore të çajit jeshil që mjekët kanë vërejtur dhe kanë rekomanduar si një ilaç për shërimin e artritit.
3. Çaji jeshil stabilizon nivelet e kolesterolit. Çaji jeshil është aftësia e zvogëlimit të niveleve të kolesterolit! Ai parandalon trupin tuaj në konvertimin e LDL (kolesteroli keq) në formë oksiduese. Çaji jeshil ndihmon në sigurimin që arteriet tua të janë të pastra dhe gjithashtu ulë gjasat e sulmit në zemër apo në tru.
4. Çaji jeshil forcon sistemin e imunitetit. A po sëmureni shpesh apo thjesht nuk po ndiheni mirë? Ky çaj mund të ndihmoj të forcosh sistemin e imunitetit kështu që gjatë sezoneve të ftohta ti nuk sëmuresh edhe aq shpesh! Çaji jeshil është i njohur se forcon aktivitetin e qelizave T Gama Delta, të cilat të mbajnë të shëndetshëm.
5. Çaji jeshil ju ndihmon të humbni peshë. Të gjithë dëshirojmë të humbin peshë dhe largojmë ata kilogramë të tepërt që vështirë largohen. Çaji jeshil mund të ndihmoj të arrish atë qëllim! Vetëm me dy gota në ditë ju mund të rritni metabolizmin tuaj. Të pish çaj jeshil natyral të ndihmon të humbësh disa nga kilogramët e padëshirueshëm!
6. Çaji jeshil zvogëlon prishjen e dhëmbëve. A ke probleme të shumta me dhëmb dhe frikohesh se po të prishen? Pra, një dobi tjetër shëndetësore e çajit jeshil është edhe aftësia e parandalimit të kalbjes së dhëmbëve! Në fakt ndihmon në vrasjen e baktereve që shkaktojnë pllakëzimin në dhëmbët e tu dhe nëse pini çajin jeshil ju do të zvogëloni rrezikun e sëmundjes së mishit të dhëmbëve.
7. Çaji jeshil lufton alergjitë. Vuan nga alergjitë kur ndryshojnë sezonet? Nëse fillon të pish çaj jeshil nuk do t’i vëresh të gjitha ato alergji edhe aq shumë. Çaji jeshil jo vetëm që të ndihmon të mos teshtish, e dhe të kesh sy të përlotur, por gjithashtu bllokon prodhimin e histamines dhe imunoglobulines E. Që të dyja janë vërtetuar që nxisin dhe krijojnë reaksion alergjik.
8. Çaji jeshil zvogëlon dhe parandalon aknet. Një dobi tjetër shumë e mirëseardhur e çajit jeshil është edhe parandalimi i akneve. Përbërësit antibakterial të çajit jeshil sulmojnë dhe vrasin aknet para se të fillojnë! Nëse rastësisht ndodh të kesh ndonjë atëherë çaji jeshil të ndihmon në zvogëlimin e skuqjes dhe enjtjes.


