Blerina Bombaj, dietologe
Vezët e rosës janë më të mëdha se të pulës me aromë më të fortë, për disa më mirë e për disa më keq! Gjithsesi në vlera
ushqyese vezët e rosës janë shumë më të pasura në proteina, hekur, vitaminë B12, A, Acid Folik, Vitaminë D dhe omega 3.
Kjo vezë, përvec vitaminës C, përmban pothuaj çdo nutrient që i nevojitet një organizmi të gjallë. Ato janë më të preferuara për supa dhe ëmbëlsira, sepse i japin më shumë trup ushqimit.
Kanë vërtet më shumë kolesterol, por mos të harrojmë se ky kolesterol vjen me një paketë shumë të ushqyeshme. Vezët e rosës janë ideale për fëmijët në rritje!


