Kryefaqja Artikull Virusi agresiv, a është vonë për të marrë vaksinën kundër gripit?

Virusi agresiv, a është vonë për të marrë vaksinën kundër gripit?

0
Shpërndaje

Dehidratimi, gulçimi, ethet e larta dhe dhimbjet ekstreme të trupit po i dërgojnë njerëzit në spital në rastet më të rënda të gripit, thonë mjekët. Disa kanë raportuar simptoma jashtëzakonisht të rënda, edhe pse janë vaksinuar.

Temperaturë e lartë, djersitje, kollë, dhimbje të fytit dhe lodhje dërrmuese. Këto simptoma intensive janë shenja dalluese se si gripi mund të shkaktojë inflamacion të përhapur, duke e vënë të gjithë trupin në një gjendje stresi.

Ethet vazhdojnë për disa ditë, si dhe shenjat e dehidrimit të rëndë, gjithashtu kërkojnë kujdes mjekësor.

“Nëse keni vështirësi në frymëmarrje, ky do të ishte një tregues për të kërkuar kujdes urgjent,” apelojnë mjekët.

A është tepër vonë për të marrë vaksinën kundër gripit?

Çdo person i moshës 6 muajsh e lart mund të vaksinohet ende. Ndërsa zakonisht duhen dy javë pas vaksinimit për të ndërtuar imunitet të fortë, sezoni i gripit mund të zgjasë deri në pranverë. Edhe nëse kemi arritur kulmin, kemi ende gjysmën e sezonit përpara.

Ndërsa vaksina nuk parandalon domosdoshmërisht një person që të infektohet me grip, ekspertët thonë se ajo mund të zvogëlojë ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e sëmundjes.

Ndërsa gripi është përhapur me shpejtësi gjatë javëve të fundit, sipas epidemiologëve shifrat janë përgjithësisht në përputhje me sezonet e mëparshme tipike të gripit.

Fakte të vaksinës kundër gripit

  • Vaksina e gripit është mënyra e parë dhe më e mirë për të reduktuar shanset për t’u prekur nga gripi dhe për ta përhapur atë te të tjerët. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandojnë një vaksinë vjetore kundër gripit për të gjithë ata mbi 6 muajsh që nuk kanë një gjendje të ndërlikuar, siç është një reaksion alergjik i mëparshëm ndaj vaksinës së gripit. 
  • Një vaksinë kundër gripit është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit që mund të jenë në rrezik më të lartë për komplikime serioze. Këtu përfshihen foshnjat dhe fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, njerëzit me sëmundje kronike shëndetësore dhe njerëzit 65 vjeç e lart. 
  • Vaksina kundër gripit është e sigurt për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji, të cilat mund të kalojnë antitrupa tek foshnjat e tyre që do t’i ndihmojnë në mbrojtjen e tyre.
  • Vaksina e gripit nuk mund të shkaktojë grip. Vaksinat ose përmbajnë virus të inaktivizuar, që do të thotë se viruset nuk janë më infektive, ose një grimcë e krijuar për t’u dukur si një virus gripi për sistemin tuaj imunitar. 
  • Si çdo produkt mjekësor, vaksinat mund të shkaktojnë efekte anësore. Efektet anësore të vaksinës së gripit janë përgjithësisht të lehta dhe largohen vetë brenda pak ditësh. 
  • Vaksina kundër gripit fillon të ofrojë mbrojtje të pjesshme menjëherë, por duhen rreth dy javë për të ofruar mbrojtje të plotë./shendeti.com.al

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here