“Virusi tashmë ndodhet edhe në ajër”, Bino paralajmëron qytetarët: Bëni mirë që të mbani maska

Shefja e Departamentit të Epidemiolgojise dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive Silva Bino në një lidhje me emisionin Open foli në lidhje më shifrat e të prekurve dhe të dhënat reale duket theksuar se kurba është sheshuar

Ajo sugjeroi se maska duhet për të mbrojtur qytetarët gjatë jetës jashtë mureve të shtëpisë sepse virusi rri në ajër.

Teksa u pyet ne lidhje me qëllimin i profesionistëve dhe ekspertëve në këtë kohë Bino tha:

“Ta ulë kurbën e ta ngushtojë spektrin e sëmundjes, ky është qëllimi ynë. Ky është virus që do qarkullojë në popullatën e të gjitha vendeve, do duhet kohë që popullata të ndërtojë imunitetin, qoftë imunitetin natyror, qoftë nëpërmjet një vaksine që nuk do jetë e gatshme deri nga fillimi i vitit tjetër,

Kjo do ta minimizonte shumë sëmundjen, pra sëmundja do qarkullojë e për këtë arsye duhet të jemi të përgatitur në çdo moment që shumë elementë të këtyre masave që e quajmë distancim social, unë do e quaja distancim fizik, të zbatohen, se kemi qenë shumë të lidhur, të kuptojmë që kemi një realitet të ri, që do të thotë që nuk duhet të rrimë në ambiente të mbyllura.

Për momentin kemi përqendrim të virusit në ajër, ndaj rekomandohen edhe ndryshimet e reja, cdo gjë adaptohet me të dhënat e reja, mund të mos kesh nevojë për maskë profesionale por një maskë që të mbron, edhe një maskë kirurgjikale, apo që bëhet me shtresat e duhura prej beze apo nape, apo cope mund të përdoret fare mirë”, tha ajo.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO