Vit i pazakontë me gripin! Viruset zgjatën shumë dhe u shfaqën me agresive se herët e tjera

Tanimë kur numri i rasteve  të prekur nga viuset e  gripit apo  të viruseve të tjera, që qarkulluan këtë vit  ka rënë, Instituti i Shëndetit Publik deklaron, se ka qenë një vit i pazakontë  dhe i vështirë për popullatën.

Virusi i gripit  rëndoi shëndetin e qytetarëve si tek të rriturit dhe tek të vegjëlit , pasi  këtë vit  virusi u shfaq edhe më agresiv.

“Ka qenë një vit i vështirë,  ka pasur  grip, pertus ,RSv,  fruth”, u shpreh Silva Bino.

E nëse  më parë kur një qytetar manifestonte simptoma si kollë e temperaturë përkufizohej thjesht grip, pasi simptomat janë të ngjashme, tanimë në Institutin e Shëndetit publik  kryhen analiza  për mbi 27 infeksione respiratore.

“Ne tani e specifikojmë është grip është RSv apo kollë e mirë. Falë teknologjisë bëhen analiza që më parë nuk bëheshin”, u shpreh më tej Bino.

Edhe pse këtë vit sezoni i gripit u zgjat në kohë pothuajse deri në mesin e pranverës ku kishte numër të lartë të prekurish , ekspertët thonë se raste me grip mund të hasen edhe gjatë stinës së verës. /TCH

Postime të ngjashme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat