Vitamina K dhe yndyrnat e “mira”

Rolina Naço, dietologe

A e dini se nëse ushqimet që janë të pasura me vitamine K i shoqërojmë me yndyrnat e mira, atëherë mbrojmë zemrën tonë nga sëmundjet kardiovaskulare, por mbrojmë edhe skeletin tonë (kockat)?

sallataYndyrnat “e mira” (monounsaturated dhe polyunsaturated, duke përfshirë omega-3) ndihmojnë në uljen e kolesterolit, ndërsa kontribuojnë në përthithjen e vitaminës K, e cila është shumë e rëndësishme për dendësinë e kockave, por dhe për trajtimin e mpiksjes së gjakut.

Kombinime

  • Spinaq i zier me limon dhe vaj ulliri
  • Sallatë me spinaq të freskët me fruta të thata (arra) dhe shegë
  • Sallatë spinaq i freskët me avokado
  • Spinaq i zier me salmon
  • Sallatë me brokoli të freskët dhe perime të tjera me fara luledielli

Këto kombinime mund t’i përdorim pak me shpesh në menunë javore!

Burime të mira të vitaminës K: spinaq, brokoli, lakër brukseli (perimet me ngjyrë jeshile të errët)

Burime të yndyrnave të mira: arra, bajame, kikirikat, arrat e indisë, avokado, vaji i ullirit, sardelet, salmoni etj.

Drekën e mirë!

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe