Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Vitamina K luan një rol të rëndësishëm në qarkullimin e gjakut, duke parandaluar gjakderdhjen e tepërt. Ndryshe nga shumë vitamina të tjera, vitamina K nuk përdoret përgjithësisht si një shtojcë dietetike.
Vitamina K gjendet në lloje të ndryshme, ku dy më kryesoret janë vitamina K1 dhe vitamina K2. Vitamina K1 mund të sigurohet nga perimet e gjelbërta, ndërsa vitamina K2 gjendet më shumë tek mishi, djathi dhe vezët.
Vitamina K2 ka filluar të përdoret së fundmi për të trajtuar osteoporozën dhe për forcimin e kockave.
Masa parandaluese
Nivelet e ulëta të vitaminës K mund të rrisin rrezikun për gjakderdhje të pakontrolluar. Të rriturit zakonisht nuk kanë mungesë të vitaminës K, ndërsa tek të sapolindurit është më e zakonshme mungesa e saj.
- Edhe pse mungesa e vitaminës K nuk janë të zakonshme, mund të jeni në rrezik nëse:
- Keni një sëmundje që ndikon tek trakti digjestiv, si sëmundja Crohn ose sëmundja aktive celiake.
- Merrni ilaçe që mund të ndërhyjnë tek absorbimi i vitaminës K.
- Konsumoni shumë alkool.
Sasia e rekomanduar e vitaminës K për të gjitha grupmoshat:
| Grupmosha | Sasia e rekomanduar |
| Fëmijët 0-6 muajsh | 2 mikogramë/ditë |
| Fëmijët 7-12 muajsh | 2.5 mikogramë/ditë |
| Fëmijët 1-3 | 30 mikogramë/ditë |
| Fëmijët 4-8 | 55 mikogramë/ditë |
| Fëmijët 9-13 | 60 mikogramë/ditë |
| Vajzat 14-18 | 75 mikogramë/ditë |
| Gratë mbi 19 | 90 mikogramë/ditë |
| Gratë, shtatzëna ose ato që ushqejnë fëmijët me gji
(19-50) Gratë, shtatzëna ose ato që ushqejnë fëmijët me gji (më pak se 19) |
90 mikogramë/ditë
75 mikogramë/ditë |
| Djemtë 14-18 | 75 mikogramë/ditë |
| Meshkujt mbi 19 | 120 mikogramë/ditë |
Ushqimet e pasura me vitaminë K
- Perimet si spinaqi, shpargu dhe brokoli.
- Fasulet
- Veza
- Luleshtrydhet
- Mishi
Kundërveprime të mundshme
Efektet anësore nga marrja e vitaminës K zakonisht janë të rralla.
Kundërveprime: Shumë ilaçe mund të ndërhyjnë tek efektet e vitaminës K. Këtu bëjnë pjesë edhe aspirina, antibiotikët, hollues gjaku, ilaçet për kancerin, kolesterolin e lartë etj.
Rreziqe: Nuk duhet të përdorni suplemente të vitaminës K vetëm nëse jua rekomandon mjeku. Njerëzit me probleme në zemër, mpiksje të gjakut dhe gjendje të tjera duhet të bëjnë kujdes me ushqimet e pasura me vitaminë K.
Burimi: WebMd / https://shendeti.com.al/
