Vladimir Putin besimplotë/ Sputnik V-Vaksina e parë anti-covid në botë, por për sa e jep efektin?

Gazetare: Klevisa GJIKA

Rusia ka regjistruar vaksinën e parë anti-covid. Sputnik V është emri i kësaj vaksine që konsiderohet si e para në botë ndaj koronavirusit. Ehe pse shkencëtarë dhe studiues të shumtë janë shprehur se një vaksinë e tillë kërkon shumë kohë të prodhohet, shteti rus duket se ia ka dalë. Por sa efektive është kjo e fundit?

Vetë presidenti rus Vladimir Putin shprehet se vaksina  e jep efektin shumë shpejt. Për këtë ai ka treguar rastin e vajzës së tij që fillimisht ka pasur temperaturë pas marrjes së vaksinës, por më pas kjo ka kaluar shpejt.

“Një nga vajzat e mia e bëri vaksinën. U bë pjesë e eksperimentit. Pas vaksinimit e pati temperaturën 38, të nesërmen 37, dhe pastaj i kaloi. Ajo ndihet mirë dhe ka një numër të lartë antitrupash”, tha Putin, pa specifikuar se cila prej vajzave e kishte bërë vaksinën”, thotë Putin.

Efektiviteti i kësaj vaksine mendohet se do jetë deri në dy vjet. Përfaqësues të sistemit shëndetësor rus tregojnë se imuniteti do të mbrohet përmes kësaj vaksine deri në vitin 2022. Të parët që do vaksinohen janë vetë stafi mjekësor, mësuesit dhe grupet e tjera të rrezikuara.

Testimi i vaksinës u bë me 76 vullnetarë që e morën vaksinën në dy forma: në formë të lëngshme dhe në formë pluhuri. / DW

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital