Vlorë, Aku sekuestron 2.7 kv peshk jashtë kushteve higjieno-sanitare

Drejtoria e AKU-së në Vlorë, sekuestroi të martën 2.7 kuintal peshk që tregtohej jashtë kushteve higjieno-sanitare. Inspektorët e Drejtorisë Rajonale të AKU-t konstatuan tregtimin e një sasie peshku në disa pika në trotuare dhe makina, pa respektuar asnjë kusht higjieno-sanitar, që garanton sigurinë ushqimore.

PeshkU sekuestrua sasia e peshkut, ndërsa ndaj personave që e tregtonin nuk u morën masa konkrete, pasi ishin të palicencuar dhe si pasojë, nuk mund të merreshin masa ndaj tyre, përveç sekuestrimit të produktit.

Drejtori i AKU-t në Vlorë, Renato Banushaj, tha për mediat lokale se asnjë rast abuzimi nuk do të tolerohet, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin blerjet në ambientet e pakontrolluara dhe që nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare, por t’u drejtohen marketeve dhe ambienteve të kontrolluara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke iu bërë thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjet që bëjnë, i njofton se për çdo rast abuzimi apo problemi me ushqimet, në dispozicion të tyre është numri jeshil 0800 75 75, 24 orë, si dhe adresa e emailit info@aku.gov.al.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim