Vokshi: Keni blerë heshtjen e Çaushollit me para, Beqaj: Nuk e ndaloj dot të marrë pjesë në tender

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, u përball dje në media me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në këtë diskutim u fol edhe për Omega-Farmën. Kjo kompani farmaceutike vazhdon të kontraktohet nga spitalet më të mëdha në vend, pavarësisht se drejtuesi i saj është në burg i akuzuar për mashtrim me receta fiktive. Por ministri i Shëndetësisë i ka vlerësuar si spekulime këto akuza.

Beqaj-Vokshi“Së pari, ditën që është shpallur fitues nuk ka qenë i thërritur dhe i ndaluar nga prokuroria, ligji nuk të ndalon nëse je i arrestuar të marrësh pjesë në tender. Ligji i prokurimit nuk e ndalon një person që sot është në burg, nuk e ndalon kur një person është i arrestuar, por nuk e ndaloj dot ligjërisht sepse ligji ka menduar në 2007-n ku dallohet ai që është i arrestuar, nga ai që është i dënuar”, u shpreh Beqaj, duke mbrojtur faktin që kreu i Omega-Farmës ka të drejtë të marrë tendera edhe pse në burg.

Ministri gjithashtu e ka quajtur akuzën e ngritur ndaj Çaushollit “të pavërtetuar, pasi nuk e ka dënuar gjykata me vendim të formës së prerë”.

Ndërkohë, Vokshi  i ka kujtuar se bëhet fjalë për abuzime me ketosterilin dhe insulinën. “Turpi më i madh po i paguan heshtjen që mos të flasë për pazaret që keni bërë bashkë. Është abuzim miliona euro. Pse nuk u dënua ky?”, u shpreh Vokshi.

Më poshtë, kontratat e spitalit të Vlorës dhe Shkodrës lidhur me Omega-Farmën:

Omega Farma (1) Omega Farma (2)

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim