Vokshi përplaset me Beqajn: Sot me vezë dhe domate, nesër në Prokurori

vokshi_beqaj

Komisioni i Shëndetësisë u shoqërua me debate gjatë raportimit të ministrit Beqaj. Ndërkohë që ministri prezantonte buxhetin 2017, kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi dha se nesër do të përballen në Prokurori.

Deputetja demokrati i kërkoi ministrit Beqaj që të pranojë se shëndetësia falas ishte një mashtrim.

“Sot me vezë dhe domate, nesër në prokurori. Besova se vezët dhe domatet e mëngjesit do ua kishin ndryshuar raportin me të vërtetën. Ju uroj suksese në jetë ashtu sikundër të rinjtë e mëngjesit”, tha Vokshi.

Nga ana e tij, ministri Beqaj tha se buxheti i shëndetësisë është 47 mld e 3 mln lekë.

“1.3 mld lekë të reja për politikat e pagave të 2017. 170 milionë lekë të reja për grantet dhe 30 milionë lekë për konvertimin e borxhit italian”, tha ministri.

Ndërkohë deputetet e mazhorancës i kërkuan kryetares së Komisionit që t’i përmbahen rendit të ditës, dhe ministri Beqaj të flasë për buxhetin./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera