Vuan nga fibromialgjia, kalvar përpjekjesh nëpër institucione

Shoqata Together for life mori një ankesë nga pacientja D.Xh, e cila është diagnostikuar  me Fibromyalgia, në prill 2011, në një spital privat. Kjo diagnozë është shumë e rrallë dhe nuk trajtohet në institucionet tona shëndetësore. Pas shumë përpjekjeve për disa vite, para institucioneve shtetërore me Avokatin e Popullit, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  Zyrën e Kryeministrit, Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, etj), pacientja arriti në 2018-n, të mobilizojë strukturat përgjegjëse dhe të fitojë të drejtën e saj për pagesën e aftësisë së kufizuar.

Për shkak të mosnjohjes së diagnozës së Fibromyalgjisë, në kujdesin tonë shëndetësor mungojnë të dhëna të hollësishme dhe të sakta të pacientëve, mungon protokolli mjekësor, etj.

Shoqata “Together for Life” pasi është njohur me gjithë dokumentacionin që pacientja ka mbledhur ndër vite, ka orientuar pacienten për të gjitha të drejtat që ajo si paciente ka në përballje me sistemin shëndetësor.

Së pari, shoqata TFL duke shfrytëzuar të drejtën për informim i është drejtuar përmes një shkrese zyrtare MSHMS ku ka kërkuar informacion nëse ka një protokoll trajtimi për sëmundjen e Fibromialgjisë,  dhe nëse jo, në cilën fazë është përgatitja e këtij protokolli mjekësor.

Në rast negativ ose mungesë përgjigje nga Ministria, shoqata sërish përmes shkresës do t’i drejtohet Komisionerit për Të drejtën e Informimit.

*Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale është institucion i pavarur i administratës publike.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale kryen hetim administrativ dhe ka të drejtën e aksesit në përpunimet e të dhënave personale, si dhe ka të drejtë të mbledhë të gjithë informacionin e nevojshëm për përmbushjen e detyrave të mbikëqyrjes; urdhëron bllokimin, fshirjen, shkatërrimin ose pezullon përpunimin e paligjshëm të të dhënave personale; jep udhëzime përpara se përpunimet të kryhen dhe siguron publikimin e tyre.

Komisioneri njihet dhe ka akses në informacionin dhe dokumentet, objekt ankimi, sipas ligjit “Për të drejtën e informimit” apo që lidhen me çështjen në shqyrtim, duke përfshirë edhe informacionet e klasifikuara “sekret shtetëror”.

Të gjithë institucionet publike dhe private detyrohen të bashkëpunojnë me Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhëna

Postime të ngjashme

“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo