Kryefaqja Të rinjtë Aktivitete Vullnetarizmi sjell së bashku të rinjtë e Ballkanit Perëndimor

Vullnetarizmi sjell së bashku të rinjtë e Ballkanit Perëndimor

0
Shpërndaje

ROUTE WB 6 është një projekt i cili synon të iniciojë dhe udhëheq dialogun ndërkulturor dhe bashkëpunimin rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor drejt një zhvillimi demokratik dhe social-ekonomik, duke përdorur si një mjet të fuqishëm vullnetarizmin. Nëpërmjet implementimit të këtij projekti, konsortiumi i partnerëve do të përdorë vullnetarizmin afatgjatë dhe afatshkurtër si një mjet për të kontribuar në uljen e distancave sociale dhe etnike midis të rinjve dhe gjithashtu të promovojmë vlera evropiane që na drejtojnë tek pajtimi dhe bashkëjetesa në paqe, stabiliteti dhe prosperiteti në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në projekt marrin pjesë organizata të ndryshme nga 6 vende të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht South East European Youth Network, Youth Cultural Center Bitola, Young Researchers of Serbia, Youth Communication Center Banja Luka, ZID Montenegro, Lens from Kosovo dhe Beyond Barriers nga Shqipëria në një partnership të fuqishëm me Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit Rinor RYCO.  Projekti financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze për një periudhë 3-vjecare (2019-2021) dhe përfituesit e tij janë të rinjtë, organizata të shoqërisë civile, organizata rinore dhe shoqëria në tërësi nga gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Projekti ka si synim objektivat e mëposhtme:

  • Të fuqizojë kapacitetet e Shërbimit Vullnetar Kombëtar për të advokuar për politikat e vullnetarizmit në nivel kombëtar e rajonal me qëllim krijimin e një mjedisi mundësues për zhvillimin e vullnetarizmit si mjet efektiv qe kontribuon në pajtim dhe lëvizjen e të rinjve në rajonin e Ballkanit Perëndimor
  • Të krijojë infrastrukturën për vullnetarizëm rajonal dhe shkëmbim vullnetarësh në BP duke kontribuar drejtpërdrejt në dialogun ndërkulturor, pajtimin dhe paqen në rajon.
  • Te mbeshtese organizata te shoqerise civile dhe te rinjte e BP me qellim qe te facilitohet djalogu nderkulturor, levizja e te rinjve, shkembimi nderkufitar ne rajon.

Si partnere në projektin ROUTE WB6, organizata Përtej Barrierave ka implementuar  7 aktivitete të ndryshme në nivel kombëtar, si trajnime dhe sesione informuese në disa rrethe të vendit për të eksploruar konceptin e vullnetarizmit, kuadrin ligjor të tij në Shqipëri dhe sesi te rinjtë mund të angazhohen në aktivitete vullnetare me një ndikim të drejtpërdrejtë në planin personal por edhe në një plan më të gjere në jetën e komunitetit lokal.

Ana Mullanji, Drejtoresha e shoqatës “Beyond Barriers” shprehet: Ky projekt është një mundësi shumë e mirë për te rinjtë dhe organizatat e Ballkanit Perëndimor jo vetëm për të ngritur një infrastrukture te qëndrueshme për vullnetarizmin rajonal, por edhe për të nxitur një dialog ndërkulturor në rajon. Te rinjtë e Ballkanit duhet të shohin drejt të ardhmes dhe të ndërtojnë ura bashkëpunimi për një rajon stabel, të njohin kulturën e njëri-tjetrit, të luftojnë paragjykimet dhe steriotipet negative. Gjithashtu, ky projekt planifikon të japë grante te vogla për vitin 2020 dhe kjo është një mundësi shumë e mirë për organizatat te fillojnë shkëmbimin e vullnetarëve në rajon dhe të rrisin kapacitetet e tyre në punën vullnetare.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here