Problemet që shkaktojnë xhinset e ngushta

Fermat janë të njohura tashmë per sakrificën që i bëjnë komoditetit për shkak të bukurisë dhe modës. Kjo është arsyeja pse shumica e femrave veshin xhinse shumë të ngushta, që t’u duken këmbët më të holla e të gjata dhe vithet më të rrumbullakosura.

xhinsePor, lajmet e fundit thonë se disa tendenca të modës janë të dëmshme për trupin dhe shëndetin. Veshja e xhinseve të ngushta shkakton ngjeshje të nervave dhe muskujve në kofshë dhe vithe duke çuar në mpirjen e tyre. Përdorimi për një kohë të gjatë i këtyre pantallonave shumë të ngushta sjell dëmtime serioze të muskujve të këmbëve dhe vitheve dhe, nëse nuk trajtohet për një periudhë afatgjatë, mund të shkaktojë probleme tek veshkat.

Pantallonat e ngushta shkaktojnë presion në pjesën e këmbëve dhe vitheve duke çuar kështu në rritjen e presionit të gjakut tek ajo pjesë, fryrje të muskujve dhe mpirje.

Pantallonat e ngushta mund të shkaktojnë gjithashtu infeksione të traktit urinar.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë