Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Khloe Kardashian ka zbuluar tiparet dhe virtytet që vlerëson tek partneri i saj i ardhshëm. Khloe ka thënë “ natyrisht që unë kam tërheqje fizike në një farë mase, por kam mësuar se bukuria shkon e vjen. Në qoftë se një djalë nuk ka personalitet të mirë, atëherë lidhja fizike do të venitet me të vërtetë shpejt!”
Për Khloe personaliteti është më i rëndësishmi në karakterin e një mashkulli. Në veçanti ajo vlerëson sensin e lartë të humorit dhe ambiciet e tij në jetë. Ajo shtoi se do pranë vetes një njeri që i organizon mirë ditët e tij dhe ka një qëllim të qartë në mendje.
Burimi: ELLE


