Zakonet që shkatërrojnë gjendrën tiroide

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Efektet më të zakonshme të çrregulllimit të gjendrës tiroide përfshijnë lodhje, nervozizëm, luhatje në peshë etj. Menaxhimi i ekuilibrit të gjendrës tiroide mund të arrihet shumë mirë edhe me anë të kontrollimit që i bëni ushqimeve të caktuara

tiroideMos konsumoni gluten: sipas studimeve intoleranca ndaj glutenit është e zakonshme tek njerëzit që vuajnë nga hipotiroizmi. Konsumi i glutenit në ushqim ju shkakton probleme me tretjen, fryrjen e stomakut dhe dhimbje barku. Nëse keni çrregullime të gjendrës tiroide mos konsumoni gluten.

Soja: produktet me bazë soje mund të rrisin thithjen e hormoneve tiroide në trup, prandaj edhe përkeqësojnë gjendjen e gjendrës tiroide nëse i konsumoni këto ushqime në baza ditore.

Mos e filloni mëngjesin me kafe: pirja e sasive të mëdha të kafes, pa konsumuar mëngjes, përkeqëson gjendrën tiroide. Kafeina e tepërt përveç tiroideve shkakton dëmtim të veshkave gjithashtu.

Thoni lamtumirë ushqimeve të skuqura: ushqimet e skuqura dhe ato me shumë yndyrë ndërhyjnë në aftësinë për të absorbuar mjekimin për trioidet.

Mos konsumoni sheqer: personat që vuajnë nga hipotiroizmi kanë metabolizëm të ngadalshëm dhe mund të shtojnë shumë shpejt në peshë.

Burimi: Simply Organic Life

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi