Zbulohen njerëzit më të shëndetshëm në botë!

Përshtati në shqip: Blertina Koka

‘Zemrat më të shëndetshme në botë’ janë gjetur tek populli Tsamine, në pyjet e Bolivisë, thonë shkencëtarët.

Sipas hulumtuesve shkencorë, edhe banorët më të moshuar në këtë vend nuk kanë asnjë shenjë të bllokimit të arterieve.

“Është një popull i jashtëzakonshëm”, me dieta dhe mënyra jetese krejtësisht të ndryshme.

Janë rreth 16000 banorë tsimanezë të cilët merren me gjueti, peshkim dhe si fermerë në Lumin Maniqui në ultësirën boliviane.

Mënyra e tyre e jetesës është e ngjashme me atë të qytetërimit të mijëra viteve më parë.

Për të arritur në këtë vend, shkencëtarëve dhe mjekëve u është dashur të bëjnë disa fluturime dhe një udhëtim me kanoe.

Si mund të krahasohet dieta juaj me atë të banorëve tsimanezë?

Ata ushqehen me derr të egër, gjitarë të tjerë barngrënës, peshk të freskët, fruta të freskëta dhe të thata, oriz, patate të ëmbla, misër, gjethe delli (të ngjashme me bananet).

Ata janë gjithashtu më aktivë fizikisht, ku burrat bëjnë më shumë se 17 mijë hapa në ditë, ndërsa gratë 16 mijë.

Edhe personat mbi 60 vjeç madje ecin kaq shumë.

Sa të shëndetshme janë zemrat e tyre?
Shkencëtarët kontrolluan përmbajtjen e kalciumit në arteriet e kalciumit, që është shenjë e bllokimit të enëve të gjakut dhe rrezikut për sulm në zemër.

Shkencëtarët skanuan zemrat e 705 banorëve tsimanezë. Në moshën 45 vjeç, pothuajse asnjëri prej tyre nuk kishte përmbajtje të kaciumit në arteriet koronare apo shenja të bllokimit të arterieve, ndërkohë që 25% e amerikanëve i kanë.

Në moshën 75-vjeçare, 2/3 e kësaj popullsie nuk kishin arterie të bllokuara, krahasuar me pjesën më të madhe të amerikanëve (80%) që kanë përmbajtje të kacliumit të arteriet koronare.

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet