Zbulohet pas 1 viti krimi, burri vrau gruan. Ngjarja u fsheh nga mjeku …

Në janar të vitit të kaluar, shtetësja V.V. ndërroi jetë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit.

Ngjarja në atë kohë u trajtua si vdekje natyrale nga mjeku i urgjencës, shtetasi me inicialet I.T., por një tani policia thotë se bëhet fjalë për një vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

Policia e Fierit njoftoi se ka zbardhur ngjarjen dhe ka arrestuar për këtë shtetasin Namik Velaj, 75 vjeç dhe banues në Patos, që dyshohet si autori i vrasjes së bashkëshortes së tij.

Zbardhja e ngjarjes së rëndë është bërë në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe policia e Fierit njofton se janë siguruar provat e nevojshme që dëshmojnë se V.V. është vrarë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 75-vjeçarin Namik Velaj, ndërkohë që është marrë masa e heqjes së të drejtës së ushtrimit të profesionit për mjekun e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, shtetasin I.T., si edhe ka filluar procedimi penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” në Policinë Gjyqësore./Top Channel

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni