Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Kur është fjala për humbjen e peshës, mendja shkon tek dietat drastike, ushtrimin për orë të gjata në palestër apo metoda të tjera alternative që mund të vijnë në ndihmë në të tilla raste. Njerëzit që hyjnë në dietë, bëjnë 4 ose 5 tentime në vit për të humbur yndyrën e padëshiruar, mirëpo 95% e peshës së humbur kthehet në peshë të fituar. Kjo ndodh për shkak të dietave afat-shkurtër që sjellin probleme në afat të gjatë kohor.
Një kuptim më i mirë i trupit tuaj dhe peshës së bashku me një dietë të shëndoshë dhe ushtrime mund t’iu japin trupin që e meritoni. Ja cilat janë disa nga arsyet më të forta, për shkak të së cilave nuk mund të humbisni peshë, pavarësisht dëshirës dhe përpjekjes maksimale.
Palestër e kombinuar me dietë efikase: shumë prej jush i përkushtohen palestrës kur vendosin të ndryshojnë peshë, por harrojnë se vetëm ushtrimet, sado të rregullta dhe intensive të jenë, nuk mund të jenë efektive nëse nuk kombinohen me dietën e duhur ushqimore.
Mos e teproni me stërvitjen: nëse bëni ushtrime më shumë se sa trupi ua lejon, mund të përballeni me dhimbje muskujsh dhe kockash, prandaj ruani balancën e duhur, gjithmonë duke u këshilluar me një specialist.
Flini mjaftueshëm: nëse nuk flini 7-8 orë çdo darkë, do ta kenitë vështirë të mbani peshën ideale, edhe nëse përpiqeni shumë.
Kujdes, mund të keni probleme me tiroiden: shpsh, nëse keni probleme me tiroiden nuk mund të humbisni peshë, pavarësisht mundimit.
Po ushqeheni në mënyrën e gabuar: duke konsumuar 5 deri në 6 vakte të vogla në ditë e mbani metabolizmin tuaj aktiv. Por nëse nuk merrni kombinimin e duhur të karbohidrateve komplekse, proteinat dhe yndyrnat e shëndetshme, çdo gjë do të shumëzohet me 0.
Burimi: http://onlypurenature.com/shendeti.com.al


