Zbuloni sekretin e grave japoneze që nuk shëndoshen as nuk plaken shpejt

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Ju me siguri keni dëgjuar për jetëgjatësinë e njerëzve në Japoni, gjë i cila i atribuohet stilit të tyre të jetesës dhe mënyrës së ushqyerit. Japonezët janë një popull që pavarësisht ndikimit të jetës moderne, ata vazhdojnë të përdorin recetat e vjetra në gatim dhe kanë thuajse të njëjtat zgjedhje ushqimore si më parë.

Ja disa nga sekretet e japonezëve në mënyrën e jetesës dhe të të ushqyerit:

japonezeUshqimi përfshin gjithmonë fruta, perime, oriz, sojë dhe peshk: një vakt japonez fillon me një tas supe Miso, peshk të pjekur në zgarë, perime të pjekura dhe oriz në avull.

Pinë çdo ditë çaj jeshil dhe ëmbëlsirat e tyre janë frutat.

Sasia e ushqimit: japonezët e shërbejnë gjithmonë ushqimin në porcione të vogla. Sipas japonezëve, çdo person duhet ta hajë ushqimin ngadalë dhe ta shijojë ushqimin.

Bëjnë gatime të lehta: mënyrat e përgatitjes së ushqimeve të tyre janë avulli, zierja, zgara dhe pjekja. Ata nuk përdorin thuajse asnjëherë ushqime të skuqura.

Orizi në vend të bukës: në vend të bukës, japonezët përdorin oriz në çdo vakt. Ata e gatuajnë orizin e bardhë në avull.

Mëngjesi fillon me supë: supa Miso është supa e tyre tradicionale, ajo është e pasur me probiotikë dhe konsumohet që në mëngjes.

Gratë japoneze për vite me rradhë kanë përdorur ujin e orizit për të larë dhe pastruar fytyrën, prandaj lëkura e tyre është aq e shëndritshme dhe pa probleme.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit