Zbuloni “të pavërtetat” rreth seksit të sigurt dhe shëndetit tuaj seksual

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme ose infeksionet nuk mund të jetojnë jashtë trupit për një periudhë të gjatë kohore, veçanërisht jo në një sipërfaqe të ftohtë.

pilula shtatzanie Kontakti lëkurë-në-lëkurë apo gojë- me-gojë mund të ndikojë në transmetimin e infeksioneve ose problemeve të lëkurës. Puthja, për shembull, mund të përhapë herpes, ndërsa kontakti me lëkurën e një personi të prekur nga infeksionet mund të përhapë infeksione të tilla, si: lythat gjenitale, herpesi dhe morrat. Ekzistojnë disa mite të cilat mund t’i keni besuar për një kohë të gjatë rreth shëndetit tuaj seksual dhe seksit të sigurt. Ja cilat janë ato:

Nuk mund të ngeleni shtatzënë herën e parë që keni marrëdhënie seksuale: kjo mund të duket në favorin tuaj, por nuk ka asnjë arsye pse të rrezikoni: ka po aq të ngjarë të ngelni shtatzënë herën e parë që kryeni marrëdhënie seksuale si çdo herë tjetër. Në fakt, disa statistika thonë se 20% e femrave ngelin shtatzënë brenda një muaji prej fillimit të marrëdhënieve seksuale.

Gratë kanë nevojë për të kryer Pap Test kur mbushin moshën 18 vjeç: në vitin 2003, Kolegji Amerikan i gjinekologëve ndryshoi rekomandimin e tij për kryerjen e Pap testeve. Më parë, ky test rekomandohej menjëherë pasi një grua kryente marrëdhënie për herë të parë. Tani këto teste nuk rekomandohen derisa femrat të jenë seksualisht aktive për rreth tre vjet, ose deri sa të mbushin moshën 21-vjeçare.

Nuk mund të ngeleni shtatzënë gjatë periudhës së menstruacioneve: disa gra kanë cikël më të gjatë, që përputhet me fillimin e ovulacionit, pra ato mund të jenë pjellore edhe pse janë me menstruacione.

Kontraceptivët ndikojnë në shtimin e peshës: Një artikull i botuar në vitin 2006 ka analizuar 44 raste të marra në studim. Hulumtuesit dolën në përfundimet se disa pjesëmarrës shtuan në peshë gjatë periudhës që merrnin kontraceptivë, por nuk kishte asnjë provë që kontraceptivët ishin shkaku. Gjithsesi shumë mjekë dhe studime mbështesin faktin se kontraceptivët rrisin mundësinë e prekjes nga kanceri i gjirit.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: Health.com

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë