Zëdhënësja e KE për “DW”: Së shpejti, edhe Shqipëria pjesë e sistemit digjital të certifikatave të vaksinimit ndaj Covid-19

Një zëdhënëse e Komisionit Europian i tha Deutsche Welles, se procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit në sistemin e certifikatave digjitale COVID të BE është në vazhdim, e së shpejti do të ketë aty vende të tjera. Certifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID është në funksionim brenda BE nga 1 korriku. Vendet anëtare të Bashkimit Europian e njohin këtë certifikatë dhe qytetarët e pajisur me të mund të udhëtojnë të lirë.

Por vendet e Ballkanit kanë qenë të përjashtuara deri më tani. Para dy ditësh BE futi në sistemin e saj edhe certifikatat digjitale të lëshuara nga Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Ukraina. Anasjelltas këto vende do të njohin certifikatat digjitale të vendeve të BE. Kosova ka pasur një specifikë, sepse ka dhënë për qytetarët e saj vetëm vaksinat e njohura nga BE. Shqipëria, e cila ka përdorur si vaksinën kineze, por edhe ato të njohura nga BE si BioNTech apo AstraZeneca nuk është ende pjesë e sistemit të certifikatës digjitale COVID të BE. Por kjo pritet të ndryshojë së shpejti.

Një zëdhënëse e Komisionit Europian, i tha Deutsche Welles, se BE që nga fillimi i pandemisë, ka qenë e angazhuar, që vendet e Ballkanit Perëndimor të trajtohen si partnerë të privilegjuar përmes afrimit me mekanizmat e Unionit dhe instrumentat e luftimit të pandemisë. “Ne presim që vendet e Ballkanit të lidhen me sistemin tonë. Po mbajmë me të gjitha vendet takime të verifikimit të mundësive dhe procesi është në vazhdim, presim që së shpejti të shohim vende të tjera të futen në sistem. Jemi të kënaqur që BE është përcaktuese trendi në këtë drejtim dhe lidere teknologjike.”/DW

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim