Zgjerohet harta e vendeve me raste të konfirmuara të koronavirusit, listës i shtohen Italia dhe Anglia

Koronavirusi i Wuhan është përhapur dhe në vende të tjera që pas rasteve të para të dalluara në Kinën Qendrore në dhjetor. Të paktën 213 persona kanë vdekur e pothuajse 10,000 janë infektuar, ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur virusin një emergjencë globale të shëndetit publik.

Mbrëmjen e djeshme u konfirmuan dhe dy rastet e para të koronavirusit në Romë, Itali. Mësohet se dy turistët kinezë të diagnostikuar me këtë virus kanë udhëtuar nga aeroporti i Malpensa për në Romë. Lajmi i konfirmua nga kryeministri Italian Giuseppe Conte gjatë një conference për shtyp në “Palatino via Cavour”. Conte deklaroi se janë marrë të gjitha masat paraprake dhe se dy shtetasit kinezë janë shtruar në një spital në Romë.

Ndërkohë dy rastet e para janë konfirmuar dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Pacientët janë anëtarë të një familjeje angleze. Këto raste e bëjnë Anglinë vendin e 23 jashtë Kinës që ku është përhapur koronavirusi i ri 2019 – CoV.

Lista e vendeve me raste të konfirmuara të koronavirusit:

  1. Australi – të paktën 9 raste
  2. Kamboxhia – të paktën 1 rast
  3. Kanada – të paktën 3 raste
  4. Finlandë – të paktën 1 rast
  5. Francë – të paktën 6 raste
  6. Gjermani – të paktën 5 raste
  7. Hong – Kong – të paktën 12 raste
  8. India – të paktën 1 rast
  9. Japonia – të paktën 14 raste
  10. Makao – të paktën 7 raste
  11. Malajzia – të pakën 8 raste
  12. Nepali – të paktën 1 rast
  13. Filipine – të paktën 1 rast
  14. Singapor – të paktën 13 raste
  15. Korea e Jugut – të paktën 7 raste
  16. Sri Lanka – të paktën 1 rast
  17. Taivan – të paktën 9 raste
  18. Tailanda – të paktën 14 raste
  19. Emiratet e Bashkuara Arabe – të paktën 4 raste
  20. Shtetet e Bashkuara – të paktën 6 raste
  21. Vietnam – të paktën 5 rast
  22. Itali – të paktën 2 raste
  23. Mbretëria e Bashkuar (Angli) – të paktën 2 raste

Burimi: Daily Mail/ CNN

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik