Zgjidhet problemi i medikamentit “renagel” për pacientët e dializës

Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+”

Mungesa e ilaçeve mbetet gjithnjë kryefjalë për të sëmurët, sidomos ata me probleme kronike. Pacientët e dializës gjithashtu nuk mund t’i shpëtojnë këtij fakti. Që në fund të muajit prill ata u ankuan lidhur me mungesën e medikamentit “renagel”, i nevojshëm për ta. Për shkak të kësaj mungese ata vendosën t’i drejtohen gazetës “Shëndet+” për të nxitur në këtë lloj mënyre edhe reagimin e institucioneve.

Dhe në fakt, pas kontaktit të redaksisë me QSUT-në dhe FSDKSH-në, përgjigjja është: “Në bashkëpunim me institucionet e tjera përgjegjëse, bëmë të mundur zgjidhjen e  shpejtë të këtij problemi”.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Shoqatës së Pacientëve në Dializë, konfirmojnë faktin se pacientët po e marrin rregullisht medikamentin “renagel”.

RenagelAnkesa e mbërritur në redaksinë e “Shëndet+”

“Ilaçet nuk i marrim rregullisht. Ka një javë që mungon renageli. Ka dhe ilaçe të tjera që duhet t’i blejmë jashtë. Disa kanë mundësi për t’i blerë, disa të tjerë jo”. Ky është pretendimi i ngritur nga pacientët e dializës disa javë më parë, teksa kontaktuan me redaksinë e “Shëndet+”.

“Renagel” përdoret për të kontrolluar nivelet e fosforit tek personat që vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave, të cilët marrin shërbimin e dializës. Për shkaqe të panjohura për ta, pacientët janë përcjellë ditë pas dite me një fjali të pafajshme për farmacistin dhe problematike për shëndetin e tyre: “Sot nuk ka renagel! As sot nuk ka renagel…”

Pacientët që i nënshtrohen dializës si në shërbimin privat ashtu edhe në atë shtetëror këtë medikament duhet ta tërheqin pranë farmacisë së spitalit “Nënë Tereza”. Në mungesë të këtij medikamenti në farmaci, pacientët kanë të drejtë vetëm të presin.

Alma Sheme, nënkryetare e Shoqatës së Pacientëve në Dializë

Prej një jave pacientët (ashtu sikurse edhe unë, si paciente që i nënshtrohem dializës) nuk kanë mundur të marrin medikamentin renagel. Ky medikament është shumë i rëndësishëm për ne. E marrim në varësi të përgjigjes së analizave. Kam shkuar në farmacinë e spitalit, si paciente, por edhe si përfaqësuese e shoqatës. Përgjigja ka qenë e njëjtë “Nuk e kemi, pritet të vijë së shpejti”. Kjo fjalë nuk ka ngushëllon ne, sepse sëmundja nuk pret sado shpejt të vijë, nëse do të vijë. Lidhur me arsyet e mospasjes, nuk na kanë dhënë asnjë arsye. Ky problem është i njëjtë si për ne që bëjmë dializën në shtet, si për ata që e bëjnë në privat.

FSDKSH: Shkak i mungesës, pajisja me vonesë me pullën e kontrollit nga QKKB

Lidhur me arsyet e kësaj mungese gazeta “Shëndet+” i ka dërguar një letër zyratare Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesist Shëndetësor. Në përgjigjen e datës 12.05.2016 Fondi ka sqaruar se:

“Fondi në bashkëpunim me institucionet e tjera përgjegjëse ka bërë të bërë të mundur zgjidhjen e shpejtë të këtij problemi, për të sëmurët me dializë. Aktualisht medikamenti nuk është në mungesë, tregtohet në farmacitë e spitaleve.

Mungesa e këtij medikamenti ka ardhur si pasojë e pajisjes me vonesë me pullën e kontrollit nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave dha Pajisjeve Mjekësore”.

Postime të ngjashme

AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik