Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Me kalimin e kohës, plakja shkakton rrudha dhe mosha reale bëhet gjithnjë e më e dukshme. Kryesisht zona e syve është pjesa e fytyrës që zbulon moshën e vërtetë. Për shkak se yndyrnat natyrore dhe lëngjet grumbullohen në pjesën e syve, lëkura në këtë zonë bëhet më e lirshme dhe sytë fillojnë të duken të fryrë dhe të lodhur. Njerëzit që nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm, si dhe ata që përballen me ndryshimet hormonale, zakonisht ndeshen me sytë e plakur dhe pamjen jo të këndëshme të shkaktuar prej tyre.
Një zgjidhje efikase që mund t’ju vijë në ndihmë në kërë rast është maska me të bardhat e vezëve. Si fillim lani sytë me kujdes duke u siguruar që nuk do të keni mbetje nga makijazhi. Vendosni pak të bardhë veze në një pambuk dhe përhapni të bardhën e vezës në të gjithë sipërfaqen rreth syrit, duke përfshirë edhe kapakët. Mbani sytë mbyllur dhe prisni që veza të thahet plotësisht. Personat që e kanë aplikuar këtë medodë kanë dëshmuar rezultate shumë të mira.
Burimi: www.healthyfoodheadlines.com/shendeti.com.al


