Zhvillimi i sipërmarrjes në Dibër, shpresë për punësimin e të rinjve

Shoqata “Together for Life”, në kuadër të projektit “Të luftojmë krimin e organizuar dhe mbështesim” mbështetur nga Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, ka zhvilluar një panair pune në Dibër për t’i njohur me disa mundësi punësimi dhe sipërmarrjeje, si dhe për të promovuar kulturën e sipërmarrjes tek të rinjtë.

Të rinjtë u njohën me mundësitë dhe potencialin që ofron tregu i punës në zonën e Dibrës për ta, bazuar në aftësitë dhe preferencat individuale të çdo të riu, si dhe iu ofrua informacion rreth rrugëve dhe mënyrave për sigurimin e një oferte pune, intership apo praktikë profesionale.

Sipërmarrësit treguan gatishmëri që t’i pranojnë për të kryer praktika profesionale, me qëllim rritjen e aftësive të tyre në procese pune të caktuara.

Projekti është fokusuar në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi rreziqet e krimit të organizuar, si dhe rolin dhe përgjegjësinë e aktorëve të tjerë, komuniteteve për të rritur lidhjen midis të rinjve dhe bizneseve lokale për mundësi më të mëdha punësimi.

Një nga qëllimet e projektit është ngritja dhe fuqizimi i rrjetit midis studentëve dhe bizneseve lokale për të rritur shanset e të rinjve për t’u integruar në tregun e punës në rajonin ku ata jetojnë, nëpërmjet ndjekjes së praktikave profesionale dhe punësimit në bizneset lokale.

Projekti ka identifikuar rreth 50 biznese që ushtrojnë aktivitetin në bashkinë Dibër dhe janë të gatshëm të angazhohen në dhënien e mundësive për të rinjtë që të njihen me profilet e ndryshme të punës dhe kërkesat specifike për çdo profil, në mënyrë që pas mbarimit të arsimit të kenë mundësi të orientohen në treg bazuar në kërkesë-ofertë.

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal tek të rinjtë
Sëmundjet e zemrës tek të rinjtë, mjeku: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
“Sindroma e vdekjes së papritur” mjekja kardiologe apel të rinjve: Mos neglizhoni kontrollet, kujdes me pijet dhe lëndët narkotike
Intoksikimi nga alkooli, mjekja: Nuk duhen miksuar pijet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse