Zmadhimi beninj i prostatës, problemet

Urologu Rezar Rusi flet lidhur me shkaqet e zmadhimit të prostatës dhe mënyrat e trajtimit të kësaj sëmundje që prek një masë të madhe të meshkujve mbi moshën 50 vjeç

REZAR RUSI

Urologu Rezar Rusi

Sëmundjet e prostatës ashtu si çdo patologji tjetër ka shënuar rritje të numrit të të prekurve.  Problemet e prostatës janë: zmadhimi beninj, kanceri, si dhe prostatiti (infeksioni i prostatës). Në një intervistë për gazetën “Shëndet+”, urologu Rezar Rusi shprehet se zmadhimi i prostatës është një sëmundje që prek moshat e mëdha, por vitet e fundit ka prekur edhe  moshat më të reja. Sipas tij, simptomat e kësaj patologjie janë: urinimi i shpeshtë, urinim gjatë natës, ndjesia e pamundësisë së zbrazjes të vezikës, vonesë në fillimin e urinimit etj. Kjo patologji mund të trajtohet përmes medikamenteve ose ndërhyrjes kiruigjikale.

Doktor, çfarë është prostata?

Prostata është një gjëndër e vogël me madhësinë dhe formën e një gështenje. Ajo vendoset menjëherë nën vezikën urinare duke mbështjellë uretrën. Ky është kanali që fillon nga vezika, kalon nëpërmjet penisit dhe përfundon jashtë për të derdhur urinën gjatë urinimit. Gratë nuk kanë prostatë.

Cili është funksioni i prostatës?

Prostata prodhon një lëng që është pjesë e spermës. Gjatë aktit seksual, sperma del nga prostata dhe nëpërmjet uretrës del jashtë. Kjo procedurë quhet ejakulacion.

Cilat janë problemet e prostatës:

Problemet e prostatës janë tre: zmadhimi beninj, kanceri dhe prostatiti apo e thënë më thjesht infeksioni i prostatës.

Në këtë intervistë do të doja të flisja më gjatë lidhur me zmadhimin beninj të prostatës (BPE). Duhet pasur parasysh se prostata është një organ i përbërë nga gjendra dhe muskuj. Me kalimin e moshës këto gjendra rriten, duke rezultuar në zmadhimin e prostatës. Zmadhimi i prostatës ndodh rrallë nën moshën  40 vjeç. Rritja fillon më shpesh pas moshës  50 vjeç dhe në moshën  80-vjeçare 80% e burrave kanë prostatë të zmadhuar. Por vetëm gjysma e burrave mund të kenë simptoma nga zmadhimi i prostatës.

(Intervistën e plotë e gjeni në numrin e 1 qershorit 2014 të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë