Zonja e Kryeministrit të Turqisë viziton spitalin ‘Acibadem Sistina’ në Shkup

Znj. Sare Davutoglu vizitoi Spitalin Acibadem Sistina në Maqedoni. Delegacioni i lartë turk, i udhëhequr nga zonja e kryeministrit të Turqisë, znj. Sare Davutoglu, vizitoi spitalin ‘Acibadem Sistina’. Pjesë e këtij delegacioni përkrah, znj. Sare Davutoglu ishin zonjat e ministrave të Ekonomisë, të Punëve të Acibadem Sistina Shkup Davutoglu

Jashtme, të Shëndetësisë, si dhe zonja e ambasadorit të Turqisë në Maqedoni, si dhe anëtarë të parlamentit. Delegacioni u prit nga drejtuesit e spitalit  ‘Acibadem Sistina’, që e shoqëruan atë gjatë gjithë vizitës.

Gjatë turneut, znj. Davutoglu, shprehu admirimin e saj për organizimin dhe funksionimin e spitalit. Shprehu mendimin e saj se vizita në ‘Acibadem Sistina’ i konfirmoi pritshmëritë e saj për spitalin në nivelin më të lartë e cila është lider në rajon. Gjithashtu, theksoi bashkëpunimin e suksesshëm me grupin shëndetësor ‘Acibadem’ duke e marë si shembulli i një historie të suksesshme partneriteti.

Acibadem Sistina Shkup Davutoglu1 (1)Znj.  Davutoglu e nisi vizitën e saj me qendrën e urgjencës  dhe departamentin e pediatrisë. Ajo nuk e fshehu kënaqësinë e saj për mënyrën e organizimit dhe dizenjimit të të gjithë departamentit. Ajo shprehu kënaqësinë e saj për atmosferën në të cilën trajtohen pacientët më të vegjël. Gjatë vizitës, si grua dhe gjinekologe, znj. Sare Davutoglu tregoi një interes të veçantë për departamentin e gjinekologjisë dhe të Fekondimit in Vitro (FIV).

Asaj i bëri përshtypje numri i cikleve të suksesshme të FIV. Sipas saj, ky është një numër i konsiderueshëm që dëshmon suksesin e qendrës në Spitalin  ‘Acibadem Sistina’. Në komentet e saj, ajo shtoi se kjo qendër e meriton epitetin më të mirë në të gjithë rajonin.

Gjatë turneut, znj. Sare Davutoglu vizitoi edhe qendrën e onkologjisë dhe radioterapisë, pajisjet teknologjike që përdoren për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rënda. Nga specialistët të cilët punojnë në këtë department, mori informacion në lidhje me mënyrën e punës dhe trajtimit të pacientëve të cilët vuajnë nga kanceri.

Znj. Davutoglu përfitoi nga rasti të bisedojë edhe me pacientët të cilët aktualisht trajtohen në ‘Acibadem Sistina’. I përshëndeti ngrohtësisht dhe u uroi atyre shërim të shpejtë. Pati mundësinë të dëgjonte komentet e tyre pozitive dhe kënaqësinë ndaj trajtimit që marrin në spitalin ‘Acibadem Sistina’.

Vizita e znj. Davutoglu ishte pjesë e vizitës zyrtare të delegacionit turk në Maqedoni, udhëhequr nga Kryeministri i Turqisë, z. Ahmet Davutoglu.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim