Zv.ministrja e Shëndetësisë tregon se çfarë ndryshimesh do sjellë në Onkologjik menaxhim nga izraelitët

Ndryshimet që kanë nisur në shërbimin Onkologjik jo vetëm në QSUT, por edhe në spitalet rajonale pritet t’i japin fund sorollatjeve të pacientëve me sëmundje tumorale, por edhe ryshfetit të mjekëve për të filluar trajtimin pa radhë.

“Janë ngritur borde te trumore dhe tani nuk shkon pacienti tek onkologu, raditerapisti, kirurgu derë më derë. Por një bord i ngritur merr vendime për trajtimin dhe ecurinë e ia komunikon pacientit duke eliminuar ecejaket dhe korrupsionin”, shprehet Mira Rakacolli.

Shërbimi onkologjik do të menaxhohet nga një ekip mjekësh dhe administratorësh të spitalit Sheba në Izrael që do te krijojnë edhe komitetin e barnave për eliminuar mungesat e tyre.

“Llogarisin kostot, cilat barna duhen dhe jo me mungesa, ndryshon prokurimi për të cilin kanë marrë edhe ok”, shton më tej ajo.

Falë ekipit izraelit në për pacientët me sëmundje turmorale do të mundësohen edhe barna të reja me të cilat trajtohen këta pacientë në vende të tjera të botës.

“Do të mundësojnë barna inovative pasi ne duke qenë treg i vogël nuk kemi akses në këto barna pasi kompanitë nuk kane inters, por izraelitët e mundësojnë këtë”, thekson Rakacolli për TCH.

Përveç se ekipi izraelit i përberë nga mjeku, infermieri radiologu deri dhe në nivel administrimi do të jenë fizikisht në shërbimin onkologjik, grupe të tilla shqiptare do të shkojnë për t’u trajnuar dhe parë për periudha të gjata në Spitalin e Shebes në Izrael.

Postime të ngjashme

Allmuça: Nëse duam që dhuna të mos përsëritet, duhet të punojmë me dhunuesit duke i rehabilituar
BB kërkon kthesë në financimin e shëndetësisë, spitalet të paguhen sipas rezultateve
Plagosja në Poliklinikën në Shkodër, reagon KMD: Dhuna në ambiente publike po cenon sigurinë e qytetarëve dhe besimin tek institucionet
Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër, i lënduari i nënshtrohet operacionit
97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara, mjekët dhe stomatologët më të paguarit
Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie