Τest në një minutë: gjej faktorët e rrezikut për osteoporozë
Nga mjeku Artan Bano:
19 pyetje të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të kuptoni gjendjen e shëndetit të kockave tuaja.
Në përpjekje për të kuptuar përgjigjet tuaja:
Nëse i jeni përgjigjur me «po» disa prej këtyre pyetjeve, nuk do të thotë që keni osteoporozë. Përgjigjet pozitive thjesht nënkuptojnë që klinikisht keni faktorë risku të mundshëm, të cilët mund të çojne në osteoporozë dhe fraktura.
Ju lutemi t’ia tregoni këtë test mjekut tuaj, i cili është e mundur që t’ju drejtojë të bëni testin FRΑΧ të vlerësimit të rrezikut për frakturë (e gjeni në www.shef.ac.uk/FRAX/) dhe/ose një matje të dendesisë kockore (BMD) dhe ai do t’ju këshillojë në lidhje me terapinë, nëse është e domosdoshme.
Në rast se nuk keni asnjë ose keni pak faktorë risku, duhet gjithsesi të bisedoni me mjekun tuaj për shëndetin e skeletit tuaj dhe të përsëritni pyetësorin për faktorët e riskut në të ardhmen.
Këta janë faktoret e tu të riskut, të pandryshueshëm – çfarë nuk mund të ndryshosh!
Këta janë faktorët e riskut me të cilët dikush ose lind, ose nuk mund t’i ndryshojë. Gjithsesi, është e rëndësishme t’i njihni këta faktorë në mënyrë që të merrni masa parandaluese të cilat do të pakësojnë humbjen e mineraleve kockore.
Pyetjet
- A është diagnostikuar ndonjë prej prindërve tuaj me osteoporozë ose me frakturë nga një rënie e një lartësie të vogël apo edhe më pak? PO JO
- A paraqet ndonjë prej prindërve tuaj kërrusje? PO JO
- A jeni 40 vjeç apo më i madh? PO JO
- A keni thyer ndonjë kockë në moshë të rritur mbas një rënieje të vogl? PO JO
- Rrëzoheni shpesh (më shumë se një herë vitin e fundit) ose keni frikë, sepse e ndieni veten të dobët, të brishtë? PO JO
- Mbas moshës 40 vjeç, mos vallë keni humbur gjatësi trupore më shumë se 3 cm? PO JO
- Keni peshë shumë të vogël trupore? (është Indeksi i masës trupore më i vogël se 19kg/m2)PO JO
- A keni përdorur tablet kortikosteroidesh (kortizon, prednizon etj.) për më shumë se 3 muaj në vazhdim? ( kortikosteroidet zakonisht përshkruhen në rastet me astmë, artrit reumatoid dhe disa sëmundje të tjera inflamatore). PO JO
- A jeni diagnostikuar ndonjëherë që vuani nga artriti reumatoid? PO JO
- A jeni diagnostikuar me hipertireoidizëm, hiperparatireoidizëm, diabet tip I ose ndonjë patologji ushqyerjeje/gastrenteriki si Morbus Crohn ose ndonjë sëmundje tjetër e barkut? PO JO
- Për gratë mbi 45 vjeç: mos valle u futët në menopauzë përpara moshës 45 vjeç? PO JO
- A ju kanë ndaluar ndonjëherë periodat për 12 muaj në vazhdim apo më shumë (përveç rasteve të shtatzënisë apo të histerektomisë?) PO JO
- A keni hequr vezoret para moshës 50 vjeç pa marrë terapi zëvendësuese hormonale? PO JO
Për meshkujt:
- A keni vuajtur nga ipogonatizmi, mungesë e dëshirës seksuale ose shenja të tjera të cilat lidhen me nivele të ulëta testosteroni? PO JO
Faktorë risku të stilit të jetës suaj – Çfarë mund të ndryshoni!
Këta janë faktorë risku, të cilët së pari shfaqen për shkak të zgjidhjeve të ndryshme dhe të mënyrës së jetesës suaj.
- Κonsumoni rregullisht alkool më shumë se kufijtë e sigurisë (më shumë se 2 unite në ditë) PO JO
- Pini cigare rregullisht ose keni pirë cigare ndonjëherë? PO JO
- Niveli i përditshëm i aktivitetit tuaj fizik është më pak se 30 minuta në ditë? (punë shtëpie, bahçe, ecje, vrapim etj.) PO JO
- Shmangni përdorimin ose keni alergji nga qumështi ose nga produktet e bulmetit pa marrë asnjë shtesë kalciumi? PO JO
- Qëndroni më pak se 10 min. në ambient të hapur jashtë (me një pjesë të trupit tuaj të ekspozuar në diell p.sh. duart, qafa, fytyra), pa marrë shtesë vitamine D? PO JO
(Artikullin e plotë mund ta gjeni në numrin e 13 tetorit 2014 të gazetës “Shëndet+)



