1 lugë vaj ulliri çdo ditë – Si ta përdorni kundër sëmundjeve më vdekjeprurëse

Konsumimi i 1 lugë gjelle vaj ulliri çdo ditë mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, thonë ekspertët. Vaji i ullirit, një nga përbërësit kryesor të dietës mesdhetare, është cilësuar gjithmonë për përfitimet e tij shëndetësore.

Tani, konsulentët mjekësor Dr. Sarah Brewer dhe dietologia Juliette Kellow  shkruajnë në librin e  tyre të ri “Ha shëndetshëm, jeto më gjatë” se vaji i ullirit mund të shtojnë disa vite në jetën tuaj.

Ato thonë se ky përbërës i zakonshëm i gatimit përmban antioksidues që mund të ndihmojnë në parandalimin ose ngadalësimin e zhvillimit të kancerit dhe uljen e rrezikut për zhvillimin e atakut në zemër dhe goditjes në tru.

Vaji i ullirit mund të ulë gjithashtu efektet dëmtuese të kolesterolit, tensionit të lartë, sëmundjeve të lidhura me moshën dhe përmirëson funksionin njohës, thonë ekspertët.

Vaji është i lartë në kalori – 100 për 1 lugë gjelle, prandaj duhet të konsumohet me moderim. Ekspertet Brewer dhe Kellow rekomandojnë 1 lugë gjelle çdo ditë.

Ky vaj është i lartë gjithashtu edhe në yndyra mono-të-pangopura, dhe ul rrezikun e atakut në zemër dhe goditjes në tru. Vaji i ullirit përmban shumë edhe vitaminë E që mbron lëkurën dhe sytë, dhe forcon sistemin imunitar.

Kanceri dhe sëmundjet e zemrës janë dy nga sëmundjet më vdekjeprurëse në të gjithë botën, të cilat mendohet se vaji i ullirit mund të ulë rrezikun.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?