Emisioni “Stop” në Tv Klan ka denoncuar mbrëmjen e sotme se si shërbimi shëndetësor në Qendrën Spitalore Universitare (QSUT) blihet me para në dorë. Përmes kamerës së fshehtë, emisioni ka zbuluar se për të hyrë pa radhë në pavionin onkologjik dhe për të bërë rreze, mjafton të paguash të paktën 1000 Euro!
Pas skandalit të publikuar në emisionin “Stop” në Tv Klan se si shërbimi shëndetësor në Qendrën Spitalore Universitare (QSUT) blihet me para në dorë, reagon edhe Ministria e Shëndetësisë. Ka qenë vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastarlliu ajo që njofton pezullimin dhe shkarkimin e menjëhershëm të infermierit Pali Çuni dhe mjekut Enes Hafizi.

