1 në 10 të rinj ka një video seksi

zzzzTeknologjia është bërë pjesë e seksualitetit të të rinjve? Me sa duket, po. Të rinjtë janë rritur me celularë, internet e rrjete shoqërore dhe kjo pasqyrohet në jetën e tyre të përditshme, duke filluar nga jeta seksuale. Videove porno tradicionale u janë shtuar tashmë shfaqjet ‘live’ seksuale, ku mund të shohësh një person të zhvishet para kamerës të tij. Kjo nuk është aspak e jashtëzakonshme, vetëm se profesionistët e pornos ua kanë lënë vendin të rinjve që nuk stepen fare para gjërave të tilla.

Janë ata tani që bëjnë shfaqje dhe zhvishen për të dashurën apo për të dashurin, ose thjesht për të zbavitur të tjerët dhe për të rënë në sy. Sipas një studimi të bërë në Francë, 20% e të rinjve kanëparë një shfaqje live seksuale dhe 16%, kanë bërë një të tillë. Të rinjtë janë më tëçliruar seksualisht dhe më të prirur për të guxuar.
Në këtë moment, është në modë videoja seksuale; mjafton të filmohesh gjatë seancave të seksit me një kamera të thjeshtë. Sipas studimeve, 1 në 10 të rinj ka bërë një video të tillë me një oseshumë partnerë seksualë. Gjithashtu, 40% e të rinjve ëndërrojnë të bëjnë një të tillë. Megjithatë, kjo praktikë nuk është pa rreziqe sepse…
– Videoja që i ka eksituar për 5 minuta, mund t’i bëjë të dridhen nga frika gjithë jetën.
– Nuk dihet kurrë nëse partneri do tëvendosë ta hedhë videon në internet dhe kjo të kthehet në një shantazh.
– Nëse videoja publikohet në internet,të rinjtë mund të përjetojnë një kalvar të vërtetë: poshtërime, tallje, shantazhe ose kërcënime.
– Një video seksi nuk është kurrë e padëmshme, aq më tepër sepse asgjë nuk fshihet përfundimisht nga interneti. do të ekzistojë gjithmonë dikush për ta ripostuar videon.
– Kontrollimi i imazhit në internet është bërë i ndërlikuar, bile i pamundur për këta të rinj që nuk janë mësuar të ekspozohen. Vitet e fundit janë shtuar shumë rastet e të rinjve që kanë vrarë veten për shkak të publikimit të videove intime, ndaj, ju lutemi, kujdes!

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?