1 në 3 gra dhunohen

Dhuna femijetVetëm gjatë vitit të kaluar, 24 gra u vranë nga të afërmit e tyre duke shënuar një numër rekord. Të dhënat nga policia gjithashtu tregojnë për një numër të madh të grave që kryejnë denoncime 

Aishe Thartori

Figura e femrës vjen ende në kujtesë vetëm në kuadrin e ditëve ose javëve sensibilizuese të dhunës ndaj tyre. Në të vërtetë gratë dhe vajzat shqiptare dënohen me harresënë pjesën më të madhe të vitit. Realiteti i hidhur shqiptar tregon se një ndër tre gra dhunohen (raport i Amnisty International). Statistikat e bëra publike folën një vit më parë për 24 gra e vajza të vrara.

16 ditët e aktiviteteve kundër dhunës me bazë gjinore, nga 25 nëntori – 10 dhjetor, bënë thirrje për eliminimin e të gjitha formave të dhunës kundër grave dhe e ftuan shoqërinë shqiptare dhe komunitetin ndërkombëtar që të marrin masa kundër saj.

Fushata përfaqësoi një mundësi për të rritur vëmendjen për dhunën me bazë gjinore në nivele lokale, rajonale dhe globale. Ndaj edhe këtë vit në Shqipëri slogani ishte “Djemtë dhe burrat, pjesë e zgjidhjes. Tregoni që jeni kundër dhunës”.

Statistikat e reja zyrtare treguan një rritje të nivelit të dhunës ndaj grave në Shqipëri nga 56% në vitin 2007 në 59.4% në vitin 2013, me 53% të grave që vazhdojnë ta kenë dhunën përditshmëri të tyre. Rezulton se mbi 80% e rasteve të abuzimit fillojnë që në tre vitet e para të martesës dhe shumë prej grave rrëfejnë se kanë kaluar vite të tëra në një marrëdhënie të dhunshme. Në fakt, vetëm 8,4% e grave përpiqen të kërkojnë ndihmë nga autoritetet, megjithëse ky numër është rritur po të krahasohet me vitin 2007 ku shumica kërkonin ndihmë vetëm te familja ose miqtë.

Gratë me edukim të ulët (66.7%), ato që nuk punojnë (64.2%), gratë në zonat rurale (2 nga 3) dhe gratë pas lindjes së fëmijëve ishin më të rrezikuara nga dhuna në familje. Gratë u pyetën gjithashtu lidhur me ekspozimin e fëmijëve ndaj dhunës. Ato që pranuan se fëmijët e tyre ishin ndikuar nga dhuna (14%) pranuan se në 86.4% të rasteve fëmijët kanë qenë dëshmitarë të dhunës në familje, 42.8% thanë se dhuna në familje ka shkaktuar probleme në mësimnxënie tek fëmijët e tyre, 31.2% raportuan se fëmijët e tyre jetonin me frikë, 19,2% thanë se fëmijët e tyre ishin lënduar apo plagosur nga dhuna në familje dhe 5.5% raportuan se fëmijët ishin larguar nga shtëpia për të jetuar me të afërmit për shkak të dhunës në familje.

16 ditët e aktiviteteve të cilat sollën një interes të lartë të publikut u organizuan nga UN Women dhe UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe organizatave joqeveritare.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik
Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore
Pacientët e QSUT pa analiza, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë