1 në 7 miliardë! Djali që nuk do të rritet kurrë (Video)

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një djalë nga Britania vuan nga një çrregullim shumë i rrallë (që ndodh në 1 në 7 miliardë njerëz) që e bën atë të duket dhe të sillet si një 3-vjeçar, edhe pse ka mbushur 13 vjeç tashmë.

Angus Palmes peshon vetëm 13 kg dhe ka një çrregullim të rrallë të kromozomeve që i ka ndaluar rritjen normale. Edhe pse është 13 vjeç ai vesh akoma rroba për 3-vjeçarët.

Doktorët nuk kanë parë kurrë një rast si i tij dhe nëna e djalit fatkeq mendon se është i vetmi person në botë që e ka këtë çrregullim.

Kur lindi ai kishte një peshë normale, por ndaloi së rrituri kur ishte 3 vjeç dhe tani është më pak se 100 cm i shkurtër dhe peshon 13 kg.

Tandy, nëna e Angusit, thotë se djali i saj është operuar mbi 40 herë për shkak të problemeve me shëndetin që i ka shkaktuar ky çrregullim.

Fytyra e tij gjithmonë e buzëqeshur tërheq vazhdimisht vëmendjen e njerëzve, të cilët ndalojnë dhe flasin me nënën e tij.

“Angus është gjithmonë kaq i buzëqeshur dhe i tërheq njerëzit”, shpjegon ajo. “Ata më pyesin sa vjeç është dhe u them “është 13”. Ata mendojnë se e kam për 13 muajsh”.

Djaloshi nuk mund të flasë dhe ecë, ka disa probleme gastrite dhe shpesh grindet me veten nga mërzitja se nuk është i aftë të komunikojë.

Shfletoni galerinë

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit