Kryefaqja Dieta 1 ose 2 gota birrë në ditë janë të mira për shëndetin

1 ose 2 gota birrë në ditë janë të mira për shëndetin

0
Shpërndaje

Birra është konsideruar si një nga pijet alkoolike më të vjetra. Ajo është pija e tretë më popullore që konsumohet nga njerëzit në të gjithë botën, dy vendet e para i zënë uji dhe çaji. Birra prodhohet nga fermentimi i grurit, sidomos elbit dhe ka një numër të konsiderueshëm të mirash për shëndetin. Por, duhet të dini se nëse konsumohet mbi sasinë normale (më shumë se 2 gota në ditë), atëherë këto përfitime nuk janë më të vlefshme, përkundrazi, ato çojnë në probleme shëndetësore.

birrePërfitimet e birrës në shëndet

Shkenca sot konfirmon se birra sjell një sërë përfitimesh për shëndetin e njeriut. Vitamina B, silici dhe etanoli janë vetëm disa nga përbërësit e birrës që ndikojnë pozitivisht në organizëm, sigurisht në rastet kur ajo konsumohet në mënyrë të moderuar.

Birra ndihmon që të jeni në humor të mirë, zvogëlon ndjenjën e stresit, mbron kundër rreziqeve të sulmit në zemër, ndihmon personat më tension të lartë të gjakut etj.

Studimet epidemiologjike kanë treguar se konsumi i moderuar i birrës ndihmon në reduktimin e presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjet koronare të zemrës (dmth nga infrakti miokardi).

Një gotë birrë në ditë të ndihmon në forcimin e kockave dhe në thelb të ndihmon kundër osteoporozës. Birra është mjaft ë mirë edhe për ata që vuajnë nga veshkat, sepse nxit urinimin në mënyrë më të shpeshtë.

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Për një birrë të mirë, vizitoni: Te Stela Resort

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here