10 arsye pse ju duhen shumë përqafime në ditë

perqafim1Kontakti fizik i një përqafimi ndërton besimin dhe ndjenjën e sigurisë. Kjo ndihmon edhe një komunikim të hapur dhe të ndershëm.

Përqafimet mund të rrisin nivelin e oksitocinës, e cila shëron ndjenjat e vetmisë, izolimit dhe zemërimit.

Ta zgjasësh një përqafim ngre nivelin e serotoninës, humorin dhe krijon lumturi.

Përqafimi forcon sistemin imunitar. Presioni i butë në kafazin e kraharorit dhe ngarkesa emocionale që krijon aktivizon energjinë e brendshme. Kjo stimulon gjendrat që rregullojnë prodhimin e rruazave të bardha të gjakut që ju ndihmojnë të jeni të shëndetshëm dhe pa sëmundje.

Përqafimi nxit vetëvlerësimin. Që nga koha që kemi lindur prekjet në familje na tregojnë se të tjerët na duan dhe se jemi të veçantë. Lidhja e vetëvlerësimit dhe prekjes nga familjarët në vitet e fëmijërisë ndikojnë ende në sistemin tonë nervor si të rritur. Përkëdheljet e marra nga prindërit janë të skalitura në nivelin qelizor dhe përqafimet na kujtojnë për këtë.

perqafimPërqafimi qetëson muskujt, pasi çliron tensionin e trupit. Përqafimet mund të largojnë dhimbjet apo ta zbulin atë duke rritur qarkullimin në indet e buta.

Përqafimi balancon sistemin tonë nervor. Në momentin kur marrim apo japim një përqafim, efekti në lëkurë tregon për një gjendje të balancuar të sistemit nervor parasimpatik.

Përqafimi na mëson të japim dhe marrim.  Ka një vlerë të barabartë në marrjen dhe të vlerësuarit e ngrohtësisë, si dhe të dhënit. Përqafimi na edukon se si dashuria rrjedh në të dyja rrugët.

Përqafimi është si meditimi dhe e qeshura. Ato na mësojnë si t’i kalojmë disa gjëra dhe të jetojmë momentin. Na inkurajojnë të lëmë të rrjedhë energjinë e jetës. Përqafimi i marrë na nxjerr nga çëshjet e të menduarit dhe lidhet me zemrën dhe ndjenjat dhe frymëmarrjen.

Energjia e shkëmbyer mes personave në përqafim është një investim në një marrëdhënie. Ajo inkurajon empatinë dhe kuptueshmërinë. Dhe, është sinergjike, që nënkupton që do të thotë se e gjitha është më shumë se sa totali i pjesëve të saj: 1 + 1 = 3 ose më shumë. Kjo sinergji ka shumë mundësi të rezultojë e favorshme në shumë situata.

Postime të ngjashme

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!