10 arsyet përse është e vështirë të ulni barkun

bark2

Nuk bëhet fjalë vetëm për të përmirësuar pamjen e jashtme, për të rënë në peshë por mbi të gjitha, ulja e shtresës dhjamore në bel mund të përmirësoje shëndetin tuaj.

Në fakt, dhjami në këtë pjesë të trupit lidhet ngushtë me shfaqen e sëmundjeve kardiake, diabetit tip 2, rezitencës nga insulina dhe në disa lloje tumoresh.

Pavarësisht kësaj, “të hequrit qafe” këto kilogramë të tepërta tek barku mund të jetë një sipërmarrje e vështirë, ja përse:

Plakja:  Me kalimin e viteve trupi modifikon metabolizmin e tij dhe bashkë me të edhe kaloritë e afta për tu djegur normalisht. Tek femrat një tjetër faktor është menopauza.

Ushtrime fizike të gabuara: Nëse mendoni se mund ta zhdukni barkun me një korset të shtërnguar e keni shumë gabim. Për të rritur sasinë e kalorive të djegura duhet  forcuar muskulatura. Ndaj është më mirë nëse i drejtoheni peshave dhe ushqimeve që rrisin aktivitetin kardiomuskular.

Sport me intensitet të lartë: Sipas një studimi amerikan, për të djegur dhjamin e barkut (adominal) është e nevojshme që të rrisni intensitetin e aktivitetit fizik.

Ushqimet e përpunuara: Dhjami në bark është i lidhur drejtëpërdrejtë me mënyrën e të ushqyerit. Konsumi me tepricë i karbohidrateve të rafinuar si buka e bardhë, cracker dhe patatinat, apo sheqeri që merrni nëpërmjet ëmbëlsirave dhe pijeve të ëmbla, sjellin kilet e tepërta në bark.

Yndyrat e “gabuara”: Ekzistojnë ushqime që kanë yndyrë “të mirë” dhe “më pak të mirë”. Nëse po kërkoni që të hiqni sasinë e dhjamit në bark atëherë mishi i kuq për shembull duhet eleminuar. Konsumi i vajit të ullirit, apo i disa llojeve të tjera që kanë sasi të kontrolluar të yndyrave janë më të këshillueshme.

Stresi i tepërt: Ritmet e një jete frenetike, impenjimet në punë apo në familje mund ta bëjnë edhe më të vështirë për të ulur kilogramët e tepërta. Sidomos tek ata që situatat e stresit i përballojnë duke ngrënë.

Mungesa e gjumit: 30 përqind e amerikanëve fle më pak se 6 orë gjumi në ditë. Sipas studiuesve kjo është shumë pak, pasi tek adultët është e nevojshme të bëjnë 7-8 orë gjumë në natë.

Forma si “mollë”: Nëse keni një bark në formë “molle”, që ka tendencën të akumulojë kilogramët e tepërta rreth kërthizës, do të thotë se shëndoshja në këtë pjesë të trupit është diçka genetike. Fatkeqësisht në këtë rast, dobësimi në këtë pjesë të trupit është diçka shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur.

Vezoret dhe hormonet: Studime të ndryshme kanë nxjerrë në pah një lidhje mes nivelit të testosteroneve dhe disa sindromave si ajo e vezoreve polistike. Në këto raste mund të jetë shumë e vështirë rënia në peshë, ashtu sikurse ka një rrezik më të lartë të shfaqes së diabetit.

Motivimi: Për të bërë të mundur heqjen e dhjamrave tek barku është e nevojshme që të ndiqet një dietë me përmbajtje të ulët kalorish, me ushqime të studiuara mirë. E gjitha kjo mund të rezultojë e vështirë për tu ndjekur nëse nuk keni motivimin e duhur.

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim