“10% e urgjencave të ndikuara nga vapa”, Brataj: Shumica të moshuar

10% e urgjencave mjekësore në këtë periudhë të vitit janë të lidhura me temperaturat e larta.

Drejtori i urgjencës kombëtare Skënder Brataj, thotë se të moshuarit janë më të prekur nga moti i nxehtë.

 ‘Moshat e treta kanë pluripatologji dhe shumë trajtime me medikamente po ashtu dhe temperaturat e larta janë vetë një medicament. Duke qenë mes medikamenteve dhe të nxehtit krijon problem me presionin apo frymëmarrjen apo patologji të ndryshme pulmonare apo kardiake”- u shpreh Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare.

Dehidrimi në ditët e nxehtat çon shpesh në dyert e urgjencës, shumë qytetarë, por që edhe këtë herë mbizotërojnë moshat e thyera dhe fëmijët.

“Të kesh një bilanc të mirë hidrik, duhet të pish deri në 2 litra në ditë, kjo është më e theksuar tek moshta e treta sepse nuk kanë etje dhe kjo krijon dehidratim pa e kuptuar.

Një tjetër problematikë e sezonit veror, janë edhe djegiet nga dielli.

“ Të gjithë kërkojmë të marrim sa më shumë rreze dhe ngjyrën çokollatë dhe ekspozohemi shumë në diell, gjë e cila shkakton djegie nga grada e parë e 2 ose e 3. Që nga një eritemë ose skuqje e lëkurës, tek grada e dytë me veshikula dhe grada e 3 që ndodh rrallë po që janë fenomene që ndodhin në këtë periudhë”- shtoi Brataj.

Në të tilla raste mjekët sugjerojnë që të mos bëhet vetëmjekim pasi situata mund të përkeqësohet, ata rekomandojnë konsultat me mjekët specialist dhe përdorimin e medikamenteve sipas përshkrimit në recetë.

Burimi: euronews

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve