Kryefaqja Box 3 10 faktorë që ju ulin sistemin imunitar dhe ju bëjnë të sëmureni...

10 faktorë që ju ulin sistemin imunitar dhe ju bëjnë të sëmureni shpesh

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Mungesa e gjumit: Trupi juaj lëshon proteina të caktuara që ndihmojnë sistemin imunitar, të quajtur citokina, që çlirohen vetëm gjatë gjumit. Pagjumësia dobëson sistemin imunitar dhe ju bën të sëmureni më shpejt.

Ankthi: stresi dhe ankthi i vazhdueshëm ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin imunitar.

Mungesa e vitaminës D: kjo vitaminë është thelbësore për shëndetin e kockave dhe qelizave të gjakut. Vitaminën D mund ta merrni në vezë, peshk dhe ushqime të fortifikuara si qumështi dhe drithërat. Rrezet e diellit janë një tjetër burim kryesor.

Disa medikamente: p.sh medikamentet që përdoren për të trajtuar alergjinë, artritin, lupusin, etj, ndikojnë në uljen e sistemit imunitar.

Konsumimi i paktë i frutave dhe perimeve: vitaminat dhe mineralet kryesore i merrni tek frutat dhe perimet, nësë konsumoni pak, keni më shumë gjasa për t’u prekur nga mungesa vitaminash dhe sëmundje të ndryshme.

Ushqimet me shumë yndyrë: vajrat dhe ybdyrnat pengojnë qelizat e bardha të gjakut që të luftojnë kundër infeksioneve. Yndyrnat prishin ekuilibrin e baktereve në zorrë dhe ulin imunitetin. Konsumoni yndyrna të shëndetshme dhe mundohuni ta pini qumështin me sa më pak yndyrë.

Pirja e duhanit

Alkooli

Mungesa e aktivitetit fizik

Mungesa e marrdhënieve seksuale.

Janë disa nga faktorët e tjerë që ndikojnë në uljen e imunitetit./ shëndeti.com.al/ WebMD

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here